Shumëkujt i ka rastisur të lexoje shkrime direkt nga Balkan Insight, ose përmes burimeve të tjera.
Të pranishëm në Shqipëri përmes Reporter.al, ata ia kanë dalë të kenë ndikim në jetën gazetareske shqiptare në pak më shumë se një vit.
Një ditë më parë janë ndarë çmimet për gazetarët e kësaj agjencie të pavarur, e cila ka sjellë disa raportime dhe investigime me impakt në jetën publike.
Por çfarë është BIRN?
Sipas portalit të tyre, “BIRN Albania është një organizatë jo-fitimprurëse që ka për qëllim kryesor promovimin e medias të lirë dhe të pavarurur, e cila synon informimin e opinionit publik mbi çështje lidhur me korrupsionin, pandëshkueshmërinë, situatën e të drejtave të njeriut, aktivitetin e shoqërisë civile në Shqipëri dhe rajon, etj”.
“Programet e BIRN Albania mbështeten nga donatorë të ndryshëm, si Open Society Foundation Albania, Swedish International Development Cooperation Agency, Balkan Trust for Democracy dhe National Endowment for Democracy”.
BIRN Albania është pjesë e një rrjeti me të gjerë, me qëllim raportimin investigativ nga Europa Juglindore.
Figura qendrore mbetet Gordana Igriç, një gazetare e njohur serbe, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare për raportimet e saj mbi krimet e luftës dhe abuzimet me të drejtat e njeriut.
Marcus Tanner dhe Eric Jansson, një britanik dhe një amerikan i njohur në fushën e raportimeve jo vetëm nga Ballkani, janë editorë dhe trajnues për këtë rrjet.
Ndërkohë disa nga gazetarët e Reporter.al janë Besar Likmeta, Gjergj Erebara, Aleksandra Bogdani, Lindita Çela, Fatjona Mejdini, Ivana Dervishi dhe shumë gazetarë të tjerë të njohur si kontributorë.