Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Shau qeverinë: Arian Çani përgënjeshtron statusin e profilit fals në ‘fb’

$
0
0

image_287Gazetari i “Zonë e Lirë” duket se është shqetësuar për lakimin e emrit të tij nga portalet online që iu referuan lajmit të “lapsi.al”, sipas të cilit, Arian Çani fyente pushtetarët me fjalë të ulta.

Në një artikull më herët, lapsi.al solli në vëmendje një status të postuar në profilin e ‘facebook’ që dikur menaxhonte Arian Çani, por që me sa kuptohet, llogaria në fjalë nuk i takon më gazetarit të “Tv Klan”.

Duke marrë shkasë nga ky rast, Arian Çani ka dashur të bëjë dhe njëherë me dije se ai nuk ekziston me një profil personal në facebook.

Megjithatë drejtuesi i “Zonë e Lirë” duket se mban të njëjtin qëndrim si edhe ai që përdori emrin e tij në profilin fallco, në lidhje me sulmet kundër Qeverisë e Bashkisë.

“Sapo pashe qe lapsi dhe ndoshta ndonje portal tjeter kane botuar nje reagim lidhur me bllokimin dhe marrjem peng te Tiranes duke bllokuar akset qendrore te kryeqytetit dhe duke ua nxirre jeten banoreve te tij. Lajmi i referohej nje statusi ne FB me emrin dhe foton time.

Dua thjesht te sqaroj edhe njeher nepermjet Lapsit se un nuk jam me prej 5 javesh ne FB pasi shum individe shtiren si un duke perdorur fotografi dhe emrin tim. Sqaroj gjithashtu se jam dakort me sozite e mia te cilet sulmojne virtualisht Qeverine dhe Bashkine e Tiranes por me te vetmin ndryshim qe un nuk do perdorja fjalen ‘funderina’ per te ruajtur nje lloj etike. Kaq.” – përfundon reagimin Arian Çani në lidhje me statusin e postuar në profilin fals.

Ja statusi në profilin fals “Arian Çani” në Facebook:

“Me mijera familje qe duhet te levizin per punet dhe hallin e tyre te perditshem, jane kapur ne kurthin e funderinave qe kane bllokuar qytetin. Kaloni po deshet pas stadiumit qemal stafa dhe ne rrugen e elbasanit! Funderina e gjate dhe bytheci veliaj po e mbysin kete qytet te shkrete. Funderinaaaaaaat! Reagoni neser o ditezinj se ndryshe do ju futen dhe ne kravat…” – shkruante “sozia” siç e quan Çani në facebook.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Latest Images

Trending Articles