Analisti Andrea Stefani, në një shkrim që ngjalli shumë debat, kritikon ashpër ministren e Arsimit, Lindita Nikolla për shkak të një deklarate se “Sali Berisha ka kontribuar për demokracinë në Shqipëri”.
Prof. Dr. Fatos Tarifa, në një shkrim të botuar nga Mapo, i përgjigjet asaj që e quan një mishmash politik i Stefanit.
“Z.Stefani i referohet një “deklarate publike” të ministres së Arsimit, znj. Lindita Nikolla, e cila qenka shprehur se Sali Berisha ka kontribuar për demokracinë në Shqipëri. Unë nuk marr përsipër të flas në emër të saj, por nuk mund të rri pa vënë në dukje se ku dhe pse gabon Andrea Stefani. Ai nuk jep asnjë referencë për atë “deklaratë” të ministres së Arsimit. Mungesa e referencës, në këtë rast, nuk është thjesht një çështje teknike, ose fakultative, por ka të bëjë me etikën e komunikimit dhe me vërtetësinë e analizës e të mesazhit që i përcillet publikut. Sidoqoftë, nuk do të merrem me këtë mangësi, por me përmbajtjen e “analizës” së tij,” shkruan Tarifa.
“Pavarësisht se sa keq ka udhëhequr Berisha gjatë viteve që ka qenë në pushtet dhe sa destruktiv ka qenë ai në krye të opozitës, pavarësisht dëmeve dhe vuajtjeve që u ka shkaktuar shqiptarëve në këto vite të vështira e të gjata tranzicioni, unë, si shumë të tjerë, mendoj se, në fillimet e tranzicionit, ai ka dhënë një kontribut në përshpejtimin e rënies së sistemit të socializmit shtetëror dhe në vendosjen e themeleve të një sistemi politik pluralist e demokratik”.
Lexoni më poshtë shkrimin e Tarifës dhe komentin e Stefanit të para disa ditëve.
SHKRIMI I FATOS TARIFES
http://www.mapo.al/2015/07/zbulimet-e-medhadhe-burreriae-nje-analisti
SHKRIMI I ANDREA STEFANIT
http://www.gazetadita.al/ministrja-nikolla-dhe-rilindja-e-se-keqes/