Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Tv Klan, shpërblimet e fundvitit për më të dalluarit

$
0
0

shperblimeQeveria nuk do të japë as këtë vit shpërblime për punonjësit e administratës publike. Gjatë diskutimit të projektbuxhetit drejtues të Komisionit të Ekonomisë bënë të ditur se Minsitria e Financave dhe ajo e Eknomisë po përgatisin përcaktimin e kategorive që do të pëfitojnë nga shpërblimi i fundvitit.

Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë fundvit qeveria po mendon të gëzojë pensionistët, shtresat në nevojë dhe kategori të tjera profesionesh në administratë, këto të fundit të bazuara në merita dhe performancë në punë.

Një vit më parë, pensionistët kryefamiljarë të vetmuar apo në çift u shpërblyen me 3 mijë lekë, pensionistët e tjerë me 2 mijë lekë, ish – të përndjekurit dhe veteranët me 5 mijë lekë, familjet e policëve të vrarë dhe familjet e ushtarakëve në mision me 10 mijë lekë, ndërsa arsimtarët e dalluar me 40 mijë lekë./Tv Klan


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670