Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Ja fituesi i tenderit të dekoderave për familjet e varfra

$
0
0

dekoderËshtë shpallur fituesi i prokurimit për pajisjen me dekodera të 84 mijë familjeve në nevojë. “TBS 96 SHPK” është një kompani që operon në fushën e telekomunikimeve prej vitit 1993 në vendin tonë dhe ka fituar me një ofertë me vlerë 141,388,830 lekë pa TVSH. Dekoderat do jenë të thjeshtë dhe pa kartë. Në garë ishin edhe kompani të njohura si “NEPTUN sh.p.k” dhe “DIGIT-ALB sh.a”.

“TBS 96 sh.p.k” është fituesja e tenderit të zhvilluar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për pajisjen me dekodera (konvertues të sinjaleve analogë në sinjale numerikë) të 84 mijë familjeve në nevojë, përfituese të skemës së ndihmës ekonomike për të pasur akses të plotë në transmetimin e informacionit nga media audiovizive.

Tenderi

Rezultati i tenderit është shpallur një javë më parë në Buletin e radhës së Agjensisë Kombëtare të Prokurimeve Publike, ku jepen detajet edhe për operatorët e tjerë ekonomikë që kanë qenë pjesë e këtij konkurrimi. Kështu sipas këtij njoftimi “TBS 96 sh.p.k”, është shpallur fituese si oferta me vlerën më të vogël krahasuar me konkurrentët e tjerë. Më konkretisht, kjo kompani që operon në fushën e telekomunikimeve prej vitit 1993 në vendin tonë, ka pasur një ofertë me vlerë 141,388,830 lekë pa TVSH. Ndërkohë që në konkurrim për të fituar këtë tender kanë qenë edhe kompani me emër në fushën e transmetimeve dhe elektroshtëpiakeve në vend. Kështu “NEPTUN sh.p.k” ka ofruar një fortë me vlerë 141,513,219 lekë, ndërsa “DIGIT-ALB sh.a” ka ofruar një ofertë me vlerë 141,596,145 lekë. Në garë kanë qenë edhe kompanitë “JOKLEN & CO” si dhe “MC NETWORKING”, të cilat janë skualifikuar pasi nuk kanë paraqitur ofertë ekonomike. Ndërkohë që sipas tenderit të shpallur në buletin e Prokurimeve Publike “NEPTUN SHPK”, nuk plotësoi kriteret e veçanta të kualifikimit. “Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë operatorin ekonomik “TBS 96” sh.p.k se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 141,388,830 lekë pa TVSH, është identifikuar si oferta e suksesshme. Rrjedhimisht, jeni i lutur të paraqisni pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sigurimin e kontratës, siç parashikohet në dokumentet e tenderit, brenda 60 ditëve nga dita e marrjes/publikimit të këtij njoftimi”, – thuhet në këtë njoftim. Pra ndryshe nga sa opozita pretendoi disa javë më parë, fitues nuk është shpallur “DIGIT-ALB sh.a”.

Dekoderat

Sipas vendimi të qeverisë dhe të këtij prokurimi, modeli i dekoderit që do u falet familjeve në nevojë është F.T.A (Free to Air), dekoder i cili do të transmetojë falas kanalet televizive që do përfshihen në këtë paketë. Pra janë dekodera të thjeshtë, pa kartë, që lexojnë frekuencat e caktuara ku do transmetojnë kanalet e paketës të medias publike. Këta dekodera bëjnë të mundur transmetimin e kanaleve kombëtare publike apo private si: TVSH, Top Channel, Klan, e kanale të tjera që do jenë të lira për t’u parë pa pagesë.

Vendimi

Nëpërmjet VKM-së nr. 758, dt. 16.09.2015 “Për ngarkimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për kryerjen e procedurave të prokurimit për pajisjen me dekodera të familjeve në nevojë, përfituese nga skema e ndihmës ekonomike”, qeveria synon garantohet e drejta kushtetuese e çdo qytetari shqiptar për t’u informuar nëpërmjet mediave audiovizive edhe mbas dixhitalizimit të plotë të tyre, që rrjedh si detyrim i vënë nga Bashkimi Europian për të kaluar të gjitha transmetimet televizive nga analoge në numerike. Strategjia për kalimin nga transmetime analoge në transmetime numerike kërkon të parashikohet subvencionimi për një pjesë të popullsisë, duke dhënë vlera orientuese të shpenzimeve të nevojshme për disa skema subvencioni. Rreth 84 mijë familje në nevojë, përfituese të skemës së ndihmës ekonomike, do të pajisen me dekodera për të pasur akses të plotë në transmetimin e informacionit nga media audiovizive. Ndërkohë, shuma e vënë në dispozicion nga buxheti për të bërë të mundur pajisjen me dekodera të 84 mijë familjeve në nevojë është 350 milionë lekë, pra 2.5 milionë euro në total, vlerë që do lëvrohet në dy lote. Pajisja tërësore e familjeve në nevojë ekonomike me dekodera do të realizohet në periudhën nëntor-dhjetor 2015, si dhe gjatë vitit 2016.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles