Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Rama darkë “pajtimi” me gazetarët, por e përshkruan si vaki

$
0
0

edi ramaDarka vijoi si imitim i asaj që bëhet në Shtëpinë e Bardhë, por atmosfera mbeti e tendosur edhe pas ironisë së kryeministrit dhe batutave të Lutfi Dervishit me dekriminalizimin e medias

Darka imitim i asaj që bëhen në Shtëpinë e Bardhë çdo fundviti u përsërit sërish nga kryeministri Edi Rama, që në fjalimin e tij i kurseu përmendjet me emra të gazetarëve kritikë, por listoi një sërë epitetesh që ata i kishin vënë gjatë këtij viti.

Sidoqoftë, diçka që edhe kryeministri e kuptoi darka që duhej të ishte me humor dhe e qeshur i ngjau atij si “vaki” , ndërsa i ftoi gazetarët të qeshnin. Darka u shtruar në nder të njerëzve të medias në Pallatin e Brigadave.

Lutfi Dervishi një ndër tre folësit nga rradhët e gazetarëve nuk e kurseu ironinë as me qeverinë dhe as me pronarët e medias dhe botuesit.

Ndërsa u tall me premtimet e pambajtura për luftën ndaj korrupsionit dhe shëndetësinë falas.

“Të vetmit që kanë përfituar nga shëndetësia falas janë ata që s’kanë pasur të bëjnë me spitalet”, tha Dervishi.

Por edhe pse e menduar për të qenë një mbrëmje qesh-e ngjesh si në SHBA, rasti i djeshëm nuk qe i tillë. Askush mandje nuk qeshi edhe me pjesën kur Dervishi ironizoi me dekriminalizim të mediave.

“Faleminderit që nuk ke ftuar ambasadorin amerikan Donald Lu, u e dini që ai u mor intensivisht për dekriminalizimin e legjislativit, ekzekutivit dhe drejtësisë.  Nëse do të ishte Lu sot do fliste për dekriminalizimin e medias. Do thoshte, prova ime për korrupsionin është e thjeshtë. Nëse keni këkruar ndonjëherë tendera për një politikë editoriale atëherë jeni të korruptuar, ose mund të thoshte ulni kokat dhe shikoni kyçet, nëse orat që mbani janë më të shtrenjta se rrogat e papaguara të gazetarëve, jeni të korruptuar”, tha Dervishi duke iu drejtuar pronarëve të medias.

Ai ndërkohë i kërkoi kryeministrit që të mos shkonte në studiot e televizioneve që nuk paguanin pagat e gazetarëve.

Vetë Rama ironizoi gazetarët për sherre dhe xhelozi mesvedit.

“Lutfiu me të drejtë tha që me protokollin e me të gjitha, unë përgjithësisht merrem vetë, por këtë herë, siç e shihni, jeni ulur pa protokoll, se numri i njerëzve që s’donin të uleshin me tjetrin ishte impresionues”, tha kryeministri, pasi i kishte ftuar të duartrokisnin dhe kishte folur për të thyer “atmosferën e “ngushëllimeve”.

Rama ironizoi gazetarët duke listuar epitete që i kishin vënë gjatë një viti.

“Sa shumë mund ishte derdhur këtë vit, për të më bërë copa e cika dhe për të nxjerrë nga çdo copë e nga çdo çikë, konkluzione fundore për idealet e mia inekzistente, qëllimet e mia infantile, dëshirat e mia të cekëta, synimet e mia të zymta, deformimet, komplekset, fanepsjet, frikërat, halat në syrin tim, gjëmimet në veshët e mi, ngacmimet në hundën time, të fshehtat në gjak, në bark, në mushkëri, madje edhe në bisht. E shumë analiza, diagnoza, prognoza në vetëm në një vit, ku t’ju them të drejtën, pa qenë edhe vetë i vetëdijshëm, kam mbretëruar, sunduar, shtypur, grabitur, djegur, shkatërruar dhe oh, ç’qejf, o qejf! kam bërë me sejmenë teveqelë, bufonë, klounë, akrobatë, valltarë, rreth zjarrit të madh të ferrit që e ushqej me trupat e të varfërve”.

Rama po ashtu u shpreh i gëzuar që edhe pse kishte punuar në media nuk kishte qenë gazetar.

“Sepse mua nuk më harrohet dot që dikur kam qenë mes jush, jo gazetar, – Zoti na ruajt të isha edhe unë gazetar si ju, – por shkrimtar faqesh të shtypit të shkruar, kundërshtar me qeverinë”, tha ai.

Më herët në fjalën e tyre Mira Kazhani dhe Iva Tiço po ashtu bënë ritualin e ironizimit të qeverisë dhe medias bashkë.

Kazhani i tha Ramës në formë urimi që vitin që vjen: “të mos luaj më kryeministrash dhe të mos bëjë si shok i ngushtë me Merkel-in”.

Iva Tiço e ironizoi  fenomenin online që për klikime po bën çdo gjë duke e kthyer median në diçka sipërfaqësore dhe të pavlerë.

Tiço po ashtu tha se ishte zhgënjyer që kryeministri nuk kishte ndryshuar asgjë në situatën e televizionit publik.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles