Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Pritja me gazetarët: Meta lëshon dy ‘thumba’ për Ramën

$
0
0

meta pritjeNjë ditë pasi kryeministri Edi Rama shtroi një darkë për gazetarët, edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti gazetarët në ambientet e Kuvendit.

Pasi u uroi festat e fundvitit, kryetari Meta, në një fjalim të shkurtër, lëshoi dy ‘thumba’ për Edi Ramën.

Të paktën dy herë brenda pak fjalish, ai përsëriti urimin që vitin tjetër vendi të hapë negociatat me BE-në.

Qeveria shqiptare dështoi sivjet të bëjë një hap përpara në këtë drejtim.

Ndërkohë në fund të fjalës së tij, Meta përshëndeti ata ‘gazetarë të opozitës, që kishin ardhur në pritjen e tij’.

Ky ishte një ‘thumb’ për Ramën, të cilit nuk i kishin shkuar në pritje disa gazetarë të opozitës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles