Në debatin e ashpër dhe plot fyerje mes Sali Berishës dhe Andi Bushatit, ka ndërhyrë gazetari Çim Peka.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, Peka replikon me Bushatin, për historitë e “bllokut”, që drejtuesi i “Lapsit” i përmendi Sali Berishës, ish-mjekut të Hysni Kapos, gjyshit të Andi Bushatit.
‘PER JU QE JU DUKET “BLLOKU” I ENVER HOXHES, BEVERLY HILLS. Ka nje keqkuptim te madh nga brezi qe jane rritur ne bllokun e regjimit te Enver Hoxhes. Keta qe nuk kane lindur ne bjeshke ngaterrojne “Beverly Hills” me “Bllokun” e Enver Hoxhes. Harrojne qe baballaret e tyre e mbushen Tiranen me morra kur zbriten aty. Duke qene se ngaterrojne “Bllokun” me “Beverly Hills”, ju duken edhe baballaret e tyre si aktor ne hollyëood. Fjala vjen, Dash Pezes i duket Myslymi si De Niro. Ditmirit i duket Sul Bushati si Al Pacino e keshtu me radhe. Pastaj kur eshte puna per tu perballur me krimet e baballareve te tyre, Dash Myslym De Niro dhe Ditmir Sul Al Pacino nuk kane asnje pergjegjesi dhe nuk ju bren ndergjegja. Kur shesin tangerllek keta djem mamash qe “semureshin” cdo muaj mamate e tyre per te bere nje vizite jashte shteti, imagjino te futen ne lojen e “aristokracise” edhe djemte e ambasadoreve te regjimit qe jane rritur jashte. Pas Spartak Ngjeles qe kishte parashikuar renien e regjimit ne moshen kater vjecare, te tjere disidente femije nga ish blloku po na shfaqen’, – shkruan Peka.
Sa më shumë afron reforma në drejtësi, dhe aq më tepër rriten tonet dhe tensioni politik dhe gazetaresk në vend.
Në linkun e mëposhtëm gjeni se çfarë ka thënë Andi Bushati për Sali Berishën:
http://www.mapo.al/2016/01/andi-bushati-historia-ime-ne-bllok-me-doktor-berishen