Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Reagon Eni Çobani : Rasti i nënë Feridesë i rëndë, na emocionoi

$
0
0

maxresdefault (1)Përballja me djalin e saj në emisionin “Shihemi në gjyq” te programi e “E diela shqiptare” i ka shkaktuar një tronditje të madhe emocionale nënë Feridesë, së cilës i ra të fikët në skenë. Ajo ishte përfshirë në një sherr me të birin për çështje pronësie dhe nuk flisnin prej katër vitesh.

“Ishte një situatë shumë e rëndë, madje surprizë ishte dhe ardhja e djalit, i cili e tensionoi situatën dhe e bëri të ndihet edhe më keq nënën e tij. Na la pak të mendonim për pjesën ligjore, sepse në situata të tilla përfshihesh shumë emocionalisht”,- thotë për “Opinion.al” moderatorja e “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani.

Duke folur për marrëdhënien mes nënë Feridesë dhe djalit të saj Eltonit, Eni Çobani sqaron se: “është djali ai që kërkon më shumë seç duhet nga pronat e bashkëshortit të nënës së tij.

Eltoni është rritur nga nëna dhe nga burri i saj. Ata i kanë dhënë një pjesë të mirë të pronës, por ai kërkon të marrë edhe më shumë nga çfarë i takon”.

Ajo siguron se, tani kur marrëveshja nuk u arrit me ndërmjetësim, ajo do të prishet me një kontratë shitlblerje dhe prona do te shkoj tek i zoti. “Me ndërmjetësim Eltoni do të fitonte më shumë, por ai nuk e pranoi këtë gjë”,- ka thënë Eni Çobani.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles