Gazetari Artan Hoxha botoi disa dokumenta dje në emisionin “Opinion” lidhur me përgjimet e prokurorisë për disa afera të dyshuara, ku mund të jenë të përfshirë politikanë dhe biznesmenë të rëndësishëm në vend.
Pas reagimeve që shkaktoi në botën mediatike një gjë e tillë, Hoxha “ngacmoi” nga profili i tij në Facebook, mediat që sipas tij po heshtin për këto çështje, ndër të cilat radhiti edhe gazetën Tema.
Kjo e fundit reagoi onlinë, duke thënë se biznesmeni kastriot ismailaj, tashmë po përdorte edhe Blendi Fevziu dhe emisionin “Opinion”, për qëllimet e tij.
Por tani me sa duket, Hoxcha është “sprapsur” disi nga akuzat e tij, ose më saktë ka hequr paksa dorë nga ekskluziviteti i tyre.
Në fakti, ai shkruan: “Meqe disa media kane spekulluar sot se kush fshihet pas dokumentave te prokurorise qe une publikova dje ne mbremje ne Opinion, sidomos ne lidhje me kete punen e minieres ne Afrike, nga arkiva po nxjerr nje shkrim mbreslenes. Ky shkrim i vjeter i Temes, deshmon qarte se nuk eshte merita ime publimi per here te pare i kesaj aferes me minieren e arit, une thjeshte e kisha arkivuar nga Tema dhe e falenderoj per ndihmen….”.
Më poshtë, është edhe teksti i plotë i shkrimitë të botua nga Tema më 14 janar 2011 me titull “Njeriu i Ilir Metës, pastrim paresh si pronar miniere në Kongo”:
Kastriot Ismailaj, njeriu i përfolur si sekser i Ilir Metës me kompaninë CEZ, është nën hetim
ndërkombëtar për pastrim paresh, pasi ka blerë një minierë zinku në Kongo si kompani zvicerane, ndërkohë që firma është e regjistruar në Tiranë, në shtëpinë e tij. Gazeta Tema sjell detaje nga shtypi perëndimor për këtë skandal.
Kryetari i LSI, Ilir Meta, ka bashkëpunëtor të ngushtë të tij një person që është në hetim ndërkombëtar si person kyç për një proces të pastrimit të pareve, duke blerë përmes kompanisë së tij një nga minierat më të mëdha të zinkut në botë, që gjendet në Kongo. Kastriot Ismailaj, për të cilin Ilir Meta ka kërkuar nga kompania CEZ të bëhet nënkontratori i saj për mbledhjen e borxheve të vjetra të KESH, rreth 200 milionë euro, është një person në hetim ndërkombëtar për pastrim parash.
Gazeta Tema ka botuar disa javë më parë disa detaje për udhëtimin sekret dhe privat të Ilir Metës në Pragë në ditët që Shkodra mbytej nën ujë. Gazeta Tema botoi detaje nga vizita në hotelin ku ka fjetur dhe takimet e tij private me drejtues të CEZ dhe zyrtarë çekë. Dritan Prifti plotësoi ngjarjen, duke dëshmuar se qëllimi i vizitës ka qenë lidhja e një kontrate për mbledhjen e borxhit të pambledhur të KESH nga një person shumë i afërt me të. Dritan Prifti tha se ky person quhet Kastriot Ismaili. Sipas Priftit, nga ky shërbim nënkontratuesi, pra njeriu i Ilir Metës,
pritej të fitonte 50 për qind të shumës. Kush është “miliarderi” i Ilir Metës me minierë zinku në
Kongo? Një shkrim i gazetës së njohur zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” shkruan për Kastriot Ismailajn si pjesë e një grupi pastrimi parash. Gazeta shkruan për një skandal që lidhet më një minierë në Kongo, Afrikë, në qendër të të cilit është Kastriot Ismailaj.
Sipas gazetës, minierat në Kongo, merren nga firma fantazëm, që më pas ua shesin firmave gjigante. Kështu ka ndodhur edhe me Kastriot Ismailajn.
Bëhet fjalë për një minierë zinku në Kipushi të Kongos. Miniera prodhonte deri në 140 mijë ton zink në vit. Banka Botërore e cilëson një nga burimet më të mëdha të zinkut e germaniumit në botë. Por Kongo nuk mund ta mbante këtë minierë ndaj kërkon investitorë të huaj. Në mesin e ofertuesve është edhe një firmë fantazmë zvicerane, që e paraqet veten si një firmë të fuqishme.
Firma ka thjesht një seli në Zvicër, në shtëpinë e Edëin Rüegg, konsull nderi i Shqipërisë në Zvicër. Firma që do merrte minierën ka pasur një kapital themeltar prej 100 mijë frangash zvicerane dhe 98 përqind janë në pronësi të Kastriot Ismailajt.
Në dokumentin e përgatitur për të blerë minierën, thuhet se firma e Ismailajt ka në punë 6 mijë persona. Por gazeta thotë se Kastriot Ismailaj thjesht ka regjistruar një firmë në Tiranë në vitin
2005 me adresë shtëpinë e tij. Dokumenti është përgatitur nga një avokate amerikane me emrin Rebecca Gaskin-Gain. Ajo shkruan se konsorciumi që do blejë minierën ka një xhiro vjetore prej 3 miliardë dollarë. Në konsorcium është përfshirë edhe një firmë serbe, që quhet EastPoint-Group, që duket se ka pak eksperiencë në fushën e minierave. Konsorciumi premton madje se do japë 570 mijë dollarë për qëllime bamirësie nëse fiton këtë kontratë. Në realitet konsorciumi blen vetëm një ambulancë si dhuratë për spitalin e zonës, kurse miniera është në gjendje të mjerueshme. Gazeta thotë se mbetet e paqartë se si u përzien njerëzit nga Ballkani në këtë aferë. Gazeta thotë se më pas miniera i shitet një kompanie të madhe në fushën e mineraleve me emrin Xstrata. Këtu mbyllet dhe kapitulli i Ismailajt, kurse gazeta investigon më tej për mënyrën se si e bleu Xstrata minierën nga disa persona të dyshimtë. Kompania Xstrata nuk ka dhënë shpjegime, por ka deklaruar se do ketë investime të mëdha për minierën.
Misteri i njeriut të Metës Kastriot Ismailaj, për të gjithë ata që e njohin, është një e shtetit” biznesmen misterioz. Ai aktualisht menaxhon një lokal në qendër të Tiranës ku shihet shpesh Ilir Meta dhe familja e tij. Është lokali ku Meta dhe Nano shpesh darkojnë me njëri- tjetrin, duke i bërë sms medies. Ismailaj lidh në mënyrë misterioze Ilir Metën me një grup serb në fushën e minierave, edhe pse pa shumë biografi në këtë drejtim dhe me përdorimin e kompanisë së tij si blerës dhe pastaj shitës i një prej minierave më të mëdha të zinkut në botë.
Fakti që emri i tij u rishfaq sërish në listën e skandaleve për zotin Meta, tregon se ai vazhdon të mbetet një njeri konfident i tij dhe se drejtësia shqiptare duhet të hetojë seriozisht përfaljen e tij në një nga transaksionet më të dyshimta në botën perëndimore për pastrim paresh.
Dritan Prifti për Kastriot Ismailiaj “Ilir Meta ka shkuar në Çeki kur Shkodra përmbytej për t’i kërkuar CEZ t’i jepte Kastriot Ismailajt, një personi me dosje, një kontratë për të mbledhur borxhet e vjetra. Janë 200 mln euro borxhe. Nëse ai i mbledh, merr 50 përqind” Ilir Meta, mysafir privat i CEZ në Pragë ditët e përmbytjes Pjesë nga shkrimi i gazetës Tema për vizitën e Metës në Pragë, botuar më 9 dhjetor 2010 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Ilir Meta, ka qenë për një vizitë private në Pragë, i ftuar i drejtuesve të kompanisë CEZ, nga data 29 nëntor deri më 1 dhjetor. Protokolli i shtetit konfirmon se vizita e Ilir Metës ka qenë private. Kjo reflektohet dhe tek mungesa e njoftimeve publike nga Ministria e Ekonomisë për këtë vizitë.
Burime nga përfaqësia jonë në Pragë i thanë jo-zyrtarisht gazetës Tema se zoti Meta ka ardhur i ftuar privatisht në Pragë nga kompania CEZ. Ai ka fjetur në një nga hotelet më të shtrenjtë në 14 komente në “Njeriu i Ilir Metës, pastrim paresh si pronar miniere në Kongo”
Prage, në hotel “MANDARIN”. Për herë të parë gjatë një vizite jashtë shtetit, Ilir Meta ka qëndruar larg “syve” të shqiptarëve, përfshi këtu dhe drejtues të ambasadës në Pragë. I vetmi që e ka shoqëruar deri tek ministri i Ekonomisë çeke dhe zv/ministri i Jashtëm në takime të shkurtra kortezie ka qenë ambasadori Qazim Tepshi, i cili në përpjekje për të ruajtur diskrecionin e vizitës së zëvendëskryeministrit, i ka dhënë vetë makinës së
ambasadës me flamur shqiptar duke e dëmtuar atë. Aksidenti ka ndodhur nga përpjekjet e ambasadorit për të ndjekur pas makinën e Ilir Metës. Pas kësaj zoti Meta është shoqëruar nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i kompanisë CEZ në selinë e CEZit, në Pragë. Ai ka vizituar një nga centralet bërthamore në Çeki, dhe ka darkuar vetëm për vetëm me zv/drejtorin e CEZ.