Plagosja e gjyqtarit Artan Gjermeni vazhdon të jetë një ngjarje e mbuluar me pikëpyetje.
Disa të përditshme si “Shqip” shkruajnë sot se ka dyshime se ngjarja ka lidhje me incidentin në rrugën “Bardhyl”, ku pati të shtëna e me shumë gjasë edhe të plagosur.
Të tjera theksojnë faktin se Gjermeni ka qenë një gjyqtar në qendër të furtunës politike, pasi është sulmuar me akuzën se ka lidhje me bandën e Aldo Bares.
Por në rrjetet sociale, lajmi është pritur me shumë gëzim.
Nëse sheh disa nga portalet më të njohura, do shohësh se kudo ka “vlerësim” për “personin që ka plagosur gjyqtarin”.
Ta do mendja që njerëzit janë të mërzitur për shkak të situatës në drejtësinë shqiptare.
Por një person ka replikuar me ta, duke dërguar një mesazh në portalin e njohur Jeta Osh Qef.
“Për të gjithë ata që u gëzuan, u them që gjyqtari është shumë mirë dhe mund të vini e të merrni nga një qime në bolet e tij e ta mbani në portofol që t’ju sjellë fat”, shkruan ai.
Ashtu siç pritej, komentuesit kanë vërshuar sërish me të njëjtat komente.
“Ilaçe kanceri i bëfsh ato lekët që han ti me atë gjykatësin, se qenke ndonjë i afërt, ose ndonjë servil,” i shkruan dikush.