Në festivalin e njohur të filmit Sundance në Utah është shfaqur për herë të parë një film mbi jetën tragjike të Christine Chubbuck, prezantueses amerikane, e cila vrau veten në transmetim live.
Filmi titullohet thjesht “Christine” dhe koincidon edhe me një dokumentar për jetën e saj, i publikuar këtë muaj.
Chubbuck vrau veten teksa po lexonte lajmet në një televizion në Florida, SHBA, në korrik të vitit 1974.
Ajo ishte 29 vjeç.
Rebecca Hall, aktorja britanike që luan rolin e gazetares së ndjerë, tha se shpreson se filmi do të rrisë ndërgjegjësimin për disa sëmundje mendore.
“Në shumë mënyra, akoma ka stigmatizim dhe keqinformim në lidhje me këto gjëra, në atë pikë sa njerëzit që vuajnë nga këto probleme nuk kërkojnë ndihmë, e cila tashmë është e mundur në atë formë të tillë që nuk mund të ishte gjatë kohës kur Christine ishte gjallë”.
“Problemi i saj ishte shumë i vështirë për t’u diagnostikuar dhe shumë i vështirë për t’u trajtuar. Gjithmonë njerëzit e shmangnin duke i thënë se ajo ishte një femër shumë e vështirë”.
Historia e Chubbuck thuajse është harruar.
Video e incidentit është një nga gjërat më sekret, pasi familja e saj kërkoi që të zhdukej nga çdo qarkullim i mundshëm.
Ajo nuk dukej se kishte probleme mendore dhe dukej krejt perfekte teksa lexonte lajmet ditën e tragjedisë.
Për një moment, 29-vjeçarja pa tek kamera dhe tha: “Duke iu përmbajtur politikës së televizionit tonë, që të transmetojmë sa më shumë gjak dhe zorrë në TV me ngjyra, ju tashmë do shikoni një tjetër gjë për herë të parë- një tentativë vetëvrasje”.
Më pas nxori një armë nga çanta aty pranë dhe qëlloi veten.
Stafi ngriu fillimisht, duke menduar se ishte shaka.
Por kur shefja e saj i shkoi pranë, u shokua.
Ajo u dërgua në spital, ku vdiq pak më vonë.
Atëherë u tha se ajo kishte deklaruar se “do shihni një tentativë vrasje”, si mbulesë për faktin nëse do dështonte të vriste veten.
E frikshme, por ajo kishte shkruar me dorë një tekst për vetëvrasjen e saj në vetë të tretë.
Familja e saj zbuloi më vonë se ajo vuante nga depresioni dhe kishte tendenca vetëvrasjeje.
Mamaja e saj mendonte se mungesa e një marrëdhënie e çoi drejt sakrificës.
Ajo po bëhej 30 vjeç dhe ishte e virgjër.