Armët shqiptare dhe ato të ish-Jugosllavisë shiten në tregun e zi të armëve në Gjermani. Kjo është bërë e ditur me anë të një shkrimi që është botuar ditët e fundit në shtypin gjerman.
Kështu gazeta gjermane “Morgen Post”, shkruan se, pas disa luftërash që janë bërë atje (në Ballkan), vendasit nuk kanë bërë asnjë përpjekje për t’i larguar armët nga qarkullimi.
Sipas gazetarit, një pjesë e armëve që shiten në tregun e zi vjen nga vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria.
“Edhe nga Shqipëria vjen një arsenal i rrezikshëm. Më shumë se sa 2 milionë kallashnikovë u zhduken atje vetëm gjate fundit të regjimit komunist dhe vitit 1997”,- shkruan gazetari gjerman.
Sipas tij, shumë prej armëve kanë përfunduar duke u shitur në forumet të ndaluara në internet dhe në rrjetet e errët. Këto armë shiten për njerëzit në Gjermani, që më pas i përdorin për krime të ndryshme, shkruan gazeta gjermane, Morgen Post.