Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Beteja gjyqësore e medias, Muhamed Veliu kërkon dëmshpërblim

$
0
0

veliu-shkullaku-bushatiËshtë zhvilluar në gjykatën e Tiranës seanca e fundit gjyqësore ku gazetari i “Top Channel”, Muhamed Veliu, ka paditur pwr shpifje drejtuesit e portalit “Lapsi.al”, Armand Shkullakun dhe Andi Bushatin.

Gjatë kësaj seance, si provë dyshja e paditur Shkullaku- Bushati kanë paraqitur një faksimilje të një shkrimi për gazetaren e “Tv Klan”, Elja Zotka, publikuar në të njëjtën ditë me atë të Veliut, raporton “Syri.net”.

Sipas argumentave të paraqitura si mbrojte në gjykatë, dy botuesit e portalit “Lapsi.al”, i thanë gjykatës se ata nuk kanë patur si qëllim denigrimin e Muhamed Veliut, por mënyrën se si sillen me qeverinë dy televizionet më të mëdha në vend, “Tv Klan” dhe “Top Channel”.

Ndërkohë, në seancën e fundit gjyqësore juristi i kompanisë së Shkullakut dhe Bushatit, i paraqiti gjykatës si provë një artikull të publikuar në 2013, nga Baton Haxhiu, ku analizon sesi do të sillej “Top Channel” pas fitores së Ramës.

Po ashtu ata i paraqitën gjykatës një koment mbi shkrimin e Haxhiut publikuar nga portali Respublika. Avokatja e Veliut, Arnida Capi ka këmbëngulur se dy provat e paraqitura nuk kanë fare lidhje me objektin e padisë në shqyrtim nga gjykata.

Ndërsa Muhamed Veliu, i tha gjykatës se, “shkrimi i Haxhiut analizon dy televizonet dhe nuk sygjeron apo mbështet shkrimin e publikuar prej tyre”.

Veliu sëbashku me avokaten Capi kanë këmbëngulur në dy seancat e fundit që, pala e paditur t’i argumentojë gjykatës se mbi çfarë faktesh apo informacionesh ata mbështesin shkrimin e tyre, ku thuhet se, “gazetari i ‘Top Channel’ Muhamed Veliu, bën gjithnjë pyetje të gatshme të servirura nga zyra e shefit të qeverisë”.

Pavarsisht kësaj kërkese, Shkullaku dhe Bushati kanë dështuar të paraqesin qoftë edhe një provë të vetme se, ku ata e mbështesin lajmin e tyre.

Si strategji mbrojtje ata kanë zgjedhur të fajësojnë televizionet “Top Channel” dhe “Tv Klan”, sesi sillen në raport me qeverinë, por kanë dështuar të provojnë atë që kanë shkruar për gazetarin Veliu, i cili e konsideron shkrimin e publikuar gjatë vizitës së kancelares Merkel në Shqipëri, si shpifje.

Në aktpadinë civile gazetari Muhamed Veliu, kërkon përgënjeshtrimin e shkrim dhe 6 milionë lek dëmshpërblim. Gjytari i çështjes, Ibrahim Hoxha, pritet të japë vendimin në seancën e fundit të 9 Shkurtit, ose do të kërkojë kohë për t’u shprehur në javët e ardhëshme./Syri.net/

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670