I ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të Arian Çanit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri foli edhe për nofkën “Saje qorri” që ia përmend shpesh ish-kryeministri Berisha. Çani e pyeti se si ndihet kur Berisha e thërret në parlament me këtë nofkë.
“Si ndihem është e justifikueshme për një njeri të atillë. Ai i ka fiksim sytë e njerëzve. Se dhe djalin e ka “sypeshkaqen”.
Doktorit i falen derisa u tregon njerzëve se si mund të degradosh si njeri. Sytë i ka fiksim ai. Djali i tij u bë personazh në Hollivud në rastin e Gerdecit ku një personazh nga Shqipëria thirrej “sypeshkaqeni”- tha Tahiri.
Sipas ish-kryeministrit Berisha me këtë nofkë, Tahiri thirret nga Emiljano Shullazi.
Reagimi i Tahirit kur e therrasin Saje qorri by lapsi-al