Joleza Koka ka dashur të sqarojë sot atë që e quan keqintepretim të fjalimit të saj.
E ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Joleza tha se, di 5 gjuhë të huaja dhe ka mesataren e shkollës 10. Joleza tha se, këto kishin vendosur që me meritë të angazhohej si e punësuar në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, kur ajo drejtohej nga Erion Veliaj.
Joleza e pranoi se fjalimi i dha vizibilitet që njerëzit ta dinë se kush është kryetarja e FRESSH-it.
Fjalimi në anëtarësimet e reja të të rinjve në PS, mjaftoi që fama e kryetares së FRESSH të përhapet jo vetëm në mediat sociale.
Përballë opinionistëve skeptikë të ftuar, 25-vjeçarja tregoi se nuk ishte rastësisht në krye të forumit rinor të socialistëve.
Pavarësisht dyshimeve që u hodhën në studio se të rinjtë përfitojnë nga forumet për t’u katapultuar në politikë, Joleza rrëfeu të kundërtën, se meritokracia ka vendosur për fatin e saj.
Ashtu si në kohën kur punonte tek Ministria e Mirëqenies, kur ajo drejtohej nga Erion Veliaj.