Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry në vendin tonë është pasqyruar edhe nga shtypi grek. Disa prej mediave më të rëndësishme të vendit fqinj, kanë komentuar për mbërritjen në Tiranë të diplomatit amerikan.
“John Kerry në Tiranë” është kryeartikulli i të gjitha mediave.
Një vizitë e rëndësishme është cilësuar nga gazetat greke kjo vizitë zyrtare, ku u diskutua për luftën kundër terrorizmit fetar, Kosovës, reformës në drejtësi dhe për muxhahedinët.
Kjo e fundit ka shqetësuar më së shumti grekët, të cilët i druhen ardhjes së iranianëve në rajon.
Vizita e Sekretarit John Kerry u shoqërua me masa të forta sigurie si nga ajri dhe nga toka, ku ishin angazhuar më shumë se 1500 efektivë të agjencive të ndryshme ligjzbatuese.