Më shumë se një kopertinë ajo është një goditje me grusht. Është revista polake “wSieci” që ka përmbledhur në një foto të vetme ndjenjën e europianëve nga vala e emigrantëve që vijnë nga Lindja e Mesme.
Në qendër është një grua e bardhë dhe bionde, e veshur me flamurin e Europës, që sulmohet nga duar me ngjyrë dhe që i heqin rrobat dhe e kapin për flokësh.
Titulli gjithashtu është emblematik. “Përdhunimi islamik i Europës”.
Kjo vjen edhe nga ajo që ndodhi natën e vitit të ri në Këln të Gjermanisë, ku mbi 500 vajza denoncuan ngacmime seksuale në rrugët e qytetit.
Revista polake pyet nëse mbajtja e emigrantëve është një vetëvrasje kulturore dhe politike.