Agron Llakaj ka arritur të realizojë një përballje televizive mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Në emisionin “Al Pazar” ai solli një video të montuar me deklaratat e bëra nga Rama e Basha në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”.
Në këtë mënyrë, ai ka vënë përballë liderin e mazhorancës dhe atë të opozitës, duke parë se debati mes tyre ka munguar në përballjet elektorale të vitit 2011 dhe 2013.
Edi Rama ka refuzuar të zhvillojë debate televizive me kundështarët politikë prej vitit 2000, ku pati të parin dhe të fundit me Besnik Mustafajn, në garën për bashkinë e Tiranës.