Kjo nuk është një histori e re për shqiptarët, por duket se sa herë që të shfaqet online, dhjetëra media të huaja do e publikojnë.
Bëhet fjalë për prezantueset topless të televizionit Zjarr.
Këtë herë shkak për këtë përhapje të lajmit është bërë një shkrim i AFP.
Shkrimi është publikuar nga dhjetëra media, madje tek britanikja Mirror është lajmi më i lexuar i ditës.
Lajmin e kanë publikuar edhe mediat e Kuvajtit, por aty nuk i kanë publikuar gjoksin, por vetëm një foto të prezantueses Greta Hoxhaj duke bërë grim.
Pronari i Zjarr TV, Ismet Drishti, thotë: “Ne nuk shesim seks, ne riprodhojmë lajmet siç janë. Është simbolike dhe një publicitet i mirë”.
Për Greta Hoxhajn, 24 vjeç, kjo mënyrë ekspozimi është rruga e duhur drejt suksesit.
“Kam punuar shumë për pesë vite në një kanal lokal, ku nuk më shihte kush”.
“Brenda tre muajsh këtu jam bërë një yll,” shton ajo.
Pas famës në botë, ajo ka marrë një ofertë të mirë nga një televizion australian.
Edhe aty do të prezantojë lajmet topless dhe për këtë do paguhet 3 mijë euro në javë.
“Nuk kam vendosur akoma. Jam në bisedime,” thotë Hoxhaj.