Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Bledi Mane: Mallkojeni për tjetër gjë Ardit Gjebrenë

$
0
0

Ardit GjebreaNëse u hedh një sy rrjeteve sociale, e kupton që argumenti i ditës mbetet intervista e moderatorit Ardit Gjebrea, me Marjan Rrokun, të dënuar për një vrasje që ka tronditur opinionin publik para disa vitesh.

Shumëkush e kritikon Gjebrean që ka intervistuar ‘një vrasës’.

Por gazetari Bledi Mane ka një opinion ndryshe.

Ja çfarë shkruan ai në FB.

“U merziten shume shqiptaret pse nje kriminel fliste i penduar e i frikesuar nga e verteta. U merziten hajdutet e energjisë, preresit e pyjeve, qelbaniket qe flakin ne rruge plehrat e tyre, gojepalaret dhe trushpelaret. I kerkonin llogari nje moderatori televiziv pse fjeti ne nje dhome me vrasesin dhe harruan se çdokush nga ne ka ne shtepine e tij nje vrases kohe, vrases ambjenti, vrases trashegimie,vrases identiteti. Si fillim duhet te shanim e mallkonim veten per kete atdhe qe e dhjesim çdo dite e pastaj te mallkonim Gjebrean.

Kerkoini llogari Ardit Gjebrese dhe mallkojeni pse ne spektaklet e tij femra shqiptare shfaqet ende si cingije Elbasani nga ato te viteve ’20. Mallkojeni Ardit Gjebrene pse nuk frenon halabakerine muzikore shqiptare duke tjetersuar gustot tona. Bertitini Ardit Gjebreas pse nxjerr ne televizor minorene te lumtur qe u ka kapur babi telebingo. Pse lejon dhe stimulon kumarin te moshat e vogla. Kerkoini llogari per hojnat dhe zerin e sperdredhur kur flet. Anatemojeni pse reklamon fallcitete: edhe dysheke, edhe qumesht, edhe sixhade, edhe tharrese flokesh, edhe ilace rrobash edhe lengje frutash. Mallkojeni me te madhe se po otomanizon e po orientalizon frikshem audiencen si ju me zgjimin qe i ben asaj psjeses se thartuar te gjenezes sone. Uleritini qe televizioni ku ai shfaqet ti qerroje ato telenovelat indiane e turke se po bejne gjemen per te ardhmen evropiane te ketij vendi.

Ardit Gjebrese i shkon mikrofoni ne dore e afer gojes kur kendon por edhe me intervisten e kriminelit shkelqeu. Mbajeni veten dhe permbauuni. Fundja vrasesi i identitetit Ardit Gjebrea fjeti ne nje qeli me vrasesin e grave Marjan Rroku. Dhe shikueshmeria ishte llahtarisht e larte ne numer. U ndoq me kersheri nga mijera vrases ne nje atdhe qe e vrasim çdo dite!”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles