Një ndër personazhet më të dashura në ekranet shqiptare, juristja Eni Çobani, ka kujtuar me një postim prekës babanë e saj, i cili ka ndërruar jetë një vit më parë.
Dhimbjen për humbjen e tij, që duket se ende nuk ka kaluar për Enin, e ka shkruar në një dedikim të ndjerë në profilin e saj në Instagram:
“Muaj i vështirë për ne Marsi na mori dashurinë, dritën, ekulibrin e këtij burri të madh që e meritoi me gjithë fuqinë e fjalës së shenjtë baba. Loton zemra jonë për ty i shtrenjti ynë dhe akoma si i japim arsye mendjes, që ti ike dhe ne ndihemi me vetëm se kurrë, se ti ishe për ne mbështetja më e madhe. U rritëm nën kujdesin tënd të madh dhe vazhdojmë të udhëhiqemi nga pasuria e fjalës tënde të goditur në çdo moment.Ti je krenaria jonë!”, shkruan juristja./tvklan.al