Ka gjithmonë një periudhë kur spekulimet bëhen po aq të nxehta sa ditët e vitit.
Së fundmi po flitet shumë për sulmin e gazetës Dita ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ajo që bie në sy është se sulmet përkojnë me disa akuza që ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha dhe që për shumëkënd ngjajnë të ekzagjeruara.
Fjala bie, një ditë pasi Sali Berisha shkruante në FB se në Tepelenë ka parcela me kanabis të ministrit, gazeta Dita aludon se pas këtyre parcelave fshihet njeriu i afërt i Tahirit.
Një ditë pasi Sali Berisha shkruante se sulmet ndaj Tahirit i dirigjon vetë Edi Rama, pasi e ka goditur Tahirin me grusht duke i nxirë syrin, gazeta Dita del me një intervistë të gjatë të Edi Ramës, ku ai shfaqet me disa foto ekskluzive duke bërë not me djalin e vogël.
Kaq “ushqim” për teoritë konspirative nuk është dhënë ndonjëherë në gusht.