Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Dritan Hila: Bamirësisë së Luan Bregasit i vjen era mish dhije

$
0
0

dritan-hila-luan-bregasiKur shoh Luan Bregasin apo kompanitë e biznesmenëve që bëjnë donacione në praninë e kamerave dhe ministrave, nuk e di pse me vjen era mish dhije. Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, analisti Dritan Hila.

Ja çfarë shkruan Hila në një koment të tij në “Dritare.net”

“Sot, Sajmir Tahiri ka inspektuar punimet që po bëhen në godinën e re të Policisë, Rrugore. Me këtë rast ka përshëndetur donatorët që kanë bërë të mundur rikonstruksionin e saj, pa përmendur se kush janë.

Ky nuk është rasti më i spikatur i donacioneve të privatëve ndaj shtetit. Por është shumë shqetësues si praktikë e futur nga kjo qeverisje. Rikonstruktohet kryeministria, financuesit janë donatorë. Përmbytet vendi, financuesit e kompensimit të dëmeve janë donatorë. Do të riparohet ndonjë cep i qytetit, financuesit janë donatorë.

Është e kuptueshme që psikologjia e shumë ministrave edhe pse në vitin e tretë të qeverisjes, nuk arrin të shkëputet nga psikologjia e OJQ-ve që kanë pasur në pronësi ata apo bashkëshortët deri në qershorin e 2013-ës. Por shteti nuk është OJQ, nuk është fukarai që pret sadaka. Përkundrazi, është investitori më i madh i këti vendi. Dhe si i tillë nuk ka pse pret lëmoshë.

Nuk ka pse pret lëmoshë Ministri e Brendshme, aq më tepër duke pasur parasysh karakterin diskret dhe imunitetin që duhet të ketë ndaj ndërhyrjeve nga jashtë. Nuk mund të jetë strehë fukarenjsh që ka nevojë për donatorë të lyhet kryeministria, pasi përfaqëson sovranitetin e vendit. Nuk kanë nevojë për sevap ministritë, pasi paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Problem tjetër është mungesa e transparencës për dhuruesit. Folur shqeto, asnjë prej biznesmenëve shqiptarë nuk ka krijuar ndonjë fond bamirësie që financon studimet e dikujt që shkëlqen në universitet por nuk ka mundësi të ndjekë studimet. Është një fakt domethënës ky, për të treguar sesa bamirësi lulëzon në zemrën e tyre. A keni parë ndonjë biznes shqiptar të financojë direkt ndonjë të varfër, pa pasur kamerat pas vetes dhe gjithmonë në prezencën e një zyrtari? Atëherë ç’është kjo bamirësi e tyre për shtetin? Asgjë veçse një marrëdhënie korruptive, ku financojnë badihava sot, për të marrë ndonjë tender apo favor nesër.

Një shtet ka mekanizmat e tij për të mbuluar veprimtarinë e vet. Roli i shtetit nuk është ai i koordinatorit të shpërndarjes së ndihmave që dhurojnë bizneset, por mbledhësi i taksave dhe i rishpërndarjes së të ardhurave; nuk është kujdestari i konviktit që falënderon bamirësit por administratori i dinjitoz që nuk le shtetasit e vet në dorën e mëshirës së privatit.

Shteti ka një ministri financash që inventarizon, regjistron, administron gjithë paranë e vendit, duke i dhënë dinjitet njerëzve në rishpërndarjen e tyre. Ka ligje rigoroze si jepen investimet dhe si duhen prokuruar punëmarrësit.

Ndërsa kur futen në mes donatorët, thënë pa dorashka, është një mënyrë për të hedhur mjegull dhe shtuar një hallkë si ajo e donatorëve, që titullarët e dikastereve të abuzojnë duke përvetësuar në arkën e shtetit dhe të kenë justifikim për favorizime të privatëve që dinë të lyejnë rrotën. Kaq e thjeshtë është./Dritare.net/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670