Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

“T’u kërkojmë aplikimin për vizë në SHBA të gjithë zyrtarëve”

$
0
0

Mero BazeAnalisti Mero Baze ka trajtuar në editorialin e tij të sotëm në gazetën TemA Online, deklaratën e një dite më parë të ambasadorit amerikan Donald Lu, se SHBA-të iu kanë refuzuar dhënien e vizës disa gjyqtarëve shqiptarë të përfolur si të korruptuar.

Reagimet e politikës ndaj kësaj deklarate, si për çudi kanë qenë të pakta dhe jo fort entuziazte, ndryshe nga lufta e foltoreve partiake për sulme reciproke.

Shkruan Baze ndër të tjera:

“Lajmi se ambasada e SHBA ka një listë konfidenciale që e përdor për të ndaluar udhëtimin drejt SHBA të gjyqtarëve apo prokurorëve të korruptuar, ka bërë shumë zhurmë në mjediset politike dhe shtypin e Tiranës, dhe ka përfshirë në debat dhe autoritetet e larta të drejtësisë në Shqipëri. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, janë shprehur të gatshëm të veprojnë kundër atyre që janë në listë, nëse ambasada ua dërgon atyre zyrtarisht, duke e bërë kështu sa tragjike, dhe komike situatën e drejtësisë në Shqipëri.

Gjyqtarët e korruptuar, të cilët ambasada ka kohë që nuk u jep viza dhe do të vazhdojë të mos u japë, janë duke u ndëshkuar nga një standart amerikan i antikorrupsionit dhe jo nga një standart shqiptar. Standarti amerikan është i tillë që kur një nëpunës publik, apo zyrtar i lartë i drejtësisë, mendohet se ka përvetësuar para publike, nuk preferohet të udhëtojë në vendin e tyre. Por ky është standart i tyre, dhe kur ambasadori Lu e bën publik vetëm si gjest, është duke thënë, se e dimë kush jeni.

Por autoritet tona, as kanë pse presin me kuriozitet kush janë gjyqtarët që u refuzohet viza, as kush janë politikanët që nuk udhëtojnë dot në SHBA.

Refuzimi i një vize nuk mund të kthehet në dëshmi penaliteti për arsyen e thjeshtë, se pas këtij njoftimi askush që ka problem me korrupsionin, nuk rrezikon të shkojë të kërkojë vizë, dhe kjo nuk i bën ata automatikisht të pastër.

Të korruptuarit shqiptarë të sistemit të drejtësisë dhe politikës, duhet të filtrohen dhe etiketohen si të tillë, nga sistemi ynë, nga institucionet tona dhe nga standartet tona. Ndihma e SHBA në këtë rast është fantastike, por ajo është e kufizuar nga dëshira që kanë të korruptuarit për të aplikuar për vizë amerikane. Por, dhe nëse do t’i detyronin t’i çonim për viza gjithë gjyqtarët, ambasada amerikane jo për të gjithë ka mundësinë të jetë e qartë kush janë. Ajo ka evidentuar ata më problematikët, ata që janë bërë target i shtypit dhe politikës, por jam i sigurtë se nuk i njeh

dhjetëra të tjerë, që s’u ka dalë zëri asgjëkundi, por kanë bërë kërdinë.

Për më tepër, pas gjithë kësaj buje që bëri kjo deklaratë, nuk kemi shanse të kemi më refuzim vizash, pasi nuk do të ketë aplikime për ambasadën amerikane.

Biles tani për të bërë humor, ndonjë zyrtari është më mirë t’i kërkosh aplikimin për vizë në ambasadën e SHBA, se sa A është koha për të hedhur dëshminë e penalitetit. Po përtej humorit, Shqipëria ka nevojë të bëhet serioze në evidentimin e të korruptuarve të saj, përmes standarteve të forta që duhet t’i ngrejë vetë. Ministri i Drejtësisë apo kryetari i Gjykatës së Lartë, nuk duhet të presin nga zyra konsullore e ambasadës së SHBA ndonjë refuzim vize, për të kuptuar se kush është i korruptuar.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles