Greta Hoxha, spikerja e radhës e Zjarr TV, që nxjerr gjoksin kur lexon lajmet, po shijon famën që ka fituar emri i saj në mediat ndërkombëtare.
Panorama Plus i ka marrë një intervistë, duke e cilësuar si spikerja e guximshme.
“Ushtrohem rregullisht në palestër. Jam 1.67 metra, peshoj 55 kg dhe kam përmasat perfekte fizike, 90-60-90”, thotë ajo.
Por ndërsa Greta duket e gëzuar, disa vende të botës e marrin seriozisht daljen e saj me gjoks jashtë.
E përditshmja australiane, New Daily, i ka kushtuar një artikull analitik kësaj çështje.
“Është një lëvizje kontroverse në një vend konservator, por duket se ka dhënë frytet,” shkruan gazetarja Emma Manser.
Por ajo thotë se kjo nuk është përgjigja e duhur për të fituar audiencë.
Profesori i njohur i komunikimit publik, Toby Miller thotë se problemi themelor tashmë është se “ajo që dikur shihej si një detyrim ndaj interesit publik, tani shihet vetëm si një qendër për përfitime potenciale”.
“Është një qasje shumë e cekët, një përpjekje për të tërhequr vëmendjen përmes aktiviteteve që cilësohen shqetësuese nga pikëpamja sociale”.
Por ndërsa gazetarja dhe eksperti futen në të thella, duke shpjeguar se nuk e dinë nëse ky stacion do marrë reklama, pasi edhe reklamuesit janë natyrë konservatore, ata nuk e dinë se ky është thjesht një medium periferik.
“Një fakt i rëndësishëm është reagimi i organizatave fetare dhe të mbrojtjes së të drejtave të grave,” thotë Miller.
Megjithatë, gazetarja thotë se deri më tani ka pasur pak reagime në Shqipëri nga organizatat feministe dhe organizatat e gazetarëve.