Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Zëri i Amerikës: Ambientalistët pengojnë ngritjen e kantierit me hekur e beton në mes të parkut

$
0
0

Protesta e sotme e veprimtarëve të mjedisit pranë liqenit artificial nisi duke u dhënë lule policëve të bashkisë.

Ambjentalistët po përpiqen të pengojnë ngritjen e një kantieri ndërtimi me konstruksione hekur e beton në mes të parkut të liqenit, ku bashkia ka vendosur për një kënd lojërash për fëmijët.

Protestuesit kishin njoftuar se do të ngrinin në atë shesh ndërtimi një cadër për të penguar planet e bashkisë.

Por ata gjetën aty një numër të konsiderueshëm policësh të rendit dhe të bashkisë, që i ndaluan ta ngrinin çadrën. Më pas policia nisi me ndalimet e veprimtarëve më të spikatur.

Pak metra më tutje kryetari i bashkisë, Erjon Velija mbolli disa fidanë qershie, në shenjë të vendosmërisë që ta shndërrojë Parkun e Liqenit Artificial në një qendër çlodhëse dhe argëtuese për të gjitha moshat.

Protestat e organizatave të mjedisit ai i quajti thjesht përpjekjeve për të penguar projektet e zhvillimit të parkut.

Protestat e veprimtarëve te parku i liqenit artificial po vazhdojnë prej disa javësh, qyshkur u mësua se atje bashkia po ngre një kënd lojërash.

Ata dyshojnë se, në mungesë të plotë të transparencës mbi këto projekte, lojërat e fëmijëve do të ngrihen mbi platforma hekuri e betoni. Sipas tyre, pasi të priten një numër i konsiderueshëm pemësh, kjo do të hapë rrugën ndërtimit të lokaleve dhe restoranteve.

Bashkia i ka hedhur poshtë këto akuza dhe është shprehur vendosmërinë për të cuar deri ën fund planet e veta./Zëri i Amerikës

Moshuari Protesta8 Protesta7 Protesta6 pROTESTA$ Protesta§ Protesta2 Protesta1 Protesta


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670