Mediat ndërkombëtarë i kanë dhënë jehonë të madhe përleshjes së dhunshme mes policisë dhe protestuesve shqiptarë të cilët janë kundër planeve të qeverisë për të ndërtuar një shesh lojërash në liqenin artificial.
Gjiganti “Russia Today” raporton se, disa protestues përfshirë një gazetar dhe një oficer policie kanë mbetur të plagosur.
“Kjo protestë në Tiranë prej ditësh po sjell një përleshje mes policisë dhe qytetarëve të cilët janë kundër ndërtimeve në hapësirën e vetme të gjelbër të kryeqytetit Shqiptar”,- shkruan kjo agjenci lajmesh.
Gjithashtu në mbështetje të kësaj proteste është bashkuar dhe Partia Demokratike.