Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Pse s’na frikëson Gjermania?! Jemi vend thashethemesh

$
0
0

urnNjë video, qindra njoftime në gazeta, mijëra paralajmërime në Facebook- Ministria e Brendshme e Gjermanisë po përpiqet që të frikësojë shqiptarët, që të mos nisen për azil në Gjermani. Megjithatë kjo fushatë nuk ka dhënë asnjë fryt, raporton revista gjermane, Focus.

Sipas saj, mijëra njerëz vazhdojnë të largohen nga varfëria dhe papunësia e lartë.

Por përse nuk janë trembur shqiptarët?

Gazeta ka pyetur në Tiranë, ku këto paralajmërime nuk janë bërë temë diskutimi në vend.

Frank Hantke, që drejton zyrën shqiptare të fondacionit “Friedrich Ebert”, thotë se radhët e të varfërve, që po aplikojnë për pasaporta biometrike, vetëm sa shtohen.

Ai thotë se situata nuk ka ndryshuar që prej nisjes së fushatës së informimit.

Veçoritë e Shqipërisë e ngadalësojnë efektin e mesazhit.

“Këtu të gjithë e njohin njëri-tjetrin. Kur disa njerëz raportojnë se në Gjermani mund të ecin mirë gjërat, të tjerët e besojnë. Lajmet e mediave nuk merren në konsideratë. Shqipëria është një vend thashethemesh. Nëse njëri nga mijëra merr azil, nis diskutimi për shanset e mira për të përfituar”.

Kundër thashethemeve, fushata nuk mund të bëjë shumë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles