“Kurthi” i radhës që redaksia e News24, u bën gazetarëve dhe punonjësve të saj. Janë bërë të shumta shakatë që kolegët bëjnë mes njëri-tjetrit për t’ua uruar ndryshe ditëlindjet, por siç duket redaktorja e rretheve Esmeralda Mali e ka “ngrënë” këtë kurth.
Sot ka qenë ditëlindja e saj, por në vend të urimeve tre gazetarë e telefonojnë për ta njoftuar se do ta linin punën.
Arsyet që dhanë ishin të ndryshme, megjithëse lihej të kuptohej se shkaku kryesor i këtyre largimeve, ishte sjellja jo e mirë e redaktores.
Siç duket edhe nga kamera e fshehtë, pas këtyre tre largimeve Esmeralda nuk i ka mbajtur dot lotët. Menjëherë kanë ardhur kolegët e tjerë bashkë me urimet për ditëlindje duke treguar që kjo ishte thjesht surpriza e radhës që News24 u bën gazetarëve.