Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Shpërthimi i dytë i Lubonjës

$
0
0

lubonjaDikur shumë miq, tashmë armiq të betuar.

Publicisti Fatos Lubonja ishte në ballin e protestave të enjten, për të ndalur ndërtimet në zonën e Parkut të Liqenit.

Pas shpërthimit të parë kundër Edi Ramës, në kohën kur ky i fundit ishte kryetar Bashkie, ky është shpërthimi i dytë i Lubonjës, në kohën kur Rama është kryetar qeverie.

Lubonja, tashmë analist i televizionit Agon Channel, pronari i të cilit është në telashe të forta me ligjin shqiptar, e quajti Edi Ramën një të çmendur, kur tha se ka ikur nga fiqiri.

Ai i referohej ndryshimeve në godinën e kryeministrisë.

Ndërsa dje mbante në dorë një letër ku shkruhej në gjuhën kineze. Ai tha se kështu duken premtimet që bëhen në fushatë, pasi merret pushteti.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670