Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, deklaroi sot se, Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë njësoj si FBI në SHBA, e cila arrestoi Al Kaponen, duke i quajtur policët që arrestuan mafiozin e famshëm ‘të paprekshëm’, që nuk u korruptuan prej askujt.
Kështu do të jenë edhe policët shqiptarë të Byrosë së Hetimit, tha Lu, të cilët do të trajnohen në SHBA.
Pas këtyre deklaratave të ambasadorit Lu, gazetari Artan Hoxha, në një status të gjatë në Facebook, shkruan se, që nga ky moment, situatën e ka marrë në dorë ambasadori amerikan dhe tani do të fillojë filmi me politikanët e paprekshëm të Shqipërisë.
Statusi në Facebook i gazetarit Artan Hoxha:
“TE PAPREKSHMIT…
Me ne fund Donald Lu u lodh me eliten tone politike dhe vendosi ta marre vet situaten ne dore. Katershja Rama-Meta-Berisha-Basha, e konsumoi kohen qe kishte ne dispozicion per Byrone Kombetare te Hetimit dhe Reformen ne Drejtesi.
Ambasadori amerikan Donald Lu ka folur sot ne mesdite per ata “burrat tane te shtetit”, se u ka sosur uji i gamiles dhe me ne fund i ka detyruar te arrijne nje marrëveshje per Byronë Kombëtare të Hetimit. Sipas diplomatit amerikan, kjo njësi do të jetë në varësi të Prokurorisë Speciale dhe detyra e saj është të arrestojë “të paprekshmit” në radhët e zyrtarëve të lartë.
“Kur ju në këtë sallë e dini se këto përpjekje të rëndësishme do të ishin boshe pa policë hetimorë të pavarur, që nuk kanë frikë të ndjekin çunat e këqinj.
Kur isha në universitet, Hollivudi nxori filmin e titulluar në gjuhën shqipe “Të paprekshmit”. Aktori i famshëm shqiptaro-amerikan Robert De Niro, luante rolin e gangsterit Al Kapone.
Historia zhvillohej mbi njesinë elitare hetimore të quajtur “Të paprekshmit”. Ata nuk qenë quajtur të tillë për shkak se ishin mbi ligjin, por se ishin të imunizuar prej korrupsionit dhe frikësimit.
Në një kohë kur Çikago ishte e njohur për korrupsionin në nivele të larta dhe kontrollin e mafias, të ngulitur thellë, kjo njesi e pakorruptueshme, e pavarur, qe në gjendje të arrestonte Al Kaponen e famshme.
Kjo është ajo që ne shpresojmë se do të krijohet në Shqipëri: Një drejtësi e pavarur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e kryer nga zyrtarët e lartë. Ka një propozim që kjo do të jetë pjesë e Byrosë së Pavarur të Hetimit, bërë sipas modelit amerikan.
Pse të besojnë shqiptarët se ajo do të funksionojë?
Për shkak se SHBA-ja do të investojë që ajo të jetë e tillë. Ne kemi vënë menjanë miliona USD për të paguar pajisjet dhe trajnimet e këtyre policëve.
Trajnimi i tyre do të zhvillohet në Akademinë e FBI-së në SHBA-së.
Një oficer i FBI-së do të jetë në Tiranë dhe të gjithë policët do të kalojnë përmes makinës së të vërtetës dhe llogaritë e tyre bankare do të kontrollohen për t’u siguruar që ata nuk marrin ryshfet.
Komisioni i Venecias mirëpret funksionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të vendoset nën një Prokuror të pavarur, as nga Prokurori i Përgjithshëm, as nga Policia e Shtetit.
Drejtuesi do të jetë ky prokur që do të japë llogari para popullit shqiptar; udhëheqësit politikë po përpiqen ta përdorin debatin për arsye politike. Të gjithë ata të bien dakord se ndikimet pengojnë bërjen e drejtësisë në Shqipëri.
Ju kërkoj atyre që BKH është një institucion jetik dhe të bien dakord për modelin antikorrupsion të një institucioni të mbështetur nga FBI-ja amerikane, i pavarur dhe llogaridhënës para popullit shqiptar.
U kërkoj atyre që ky institucion duhet të krijohet në një kohë me reformën në drejtësi.
Ne do të sigurohemi që Shqipëria të miratojë ligjin e duhur për një njesi të pavarur dhe të pandikuar.”
Ne fund, si gjithnje Lu, nuk mund te mos sillte nje shembull konkret si pike referimi. Kete radhe Lu iu referua batutave te filmit “Te paprekshmit”, mes prokurorit Eliot Nesh(interpretuar nga Kevin Kostner) dhe policit te pakorruptuar te Çikagos, qe vritet nga banda e Al Kapones(interperetuar nga Sean Connery)”.