Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Sulmet ndaj Ermirës, Bakalli: Morali nuk e justifikon mjetin

$
0
0

Ermira Mehmeti““E vetmja gjë, të cilës nuk i rezistoj dot, është tundimi” –thotë Woody Allen. Nëse pakkush mund t’i rezistojë tundimit, akoma më të paktë janë ata që i rezistojnë tundimit për të shkatërruar njerëz në emër të moralit. E ka këtë anë të rrezikshme morali! Në emër të tij mund të bësh namin. Sidomos kur vjen puna për të ndëshkuar armiq e rivalë politikë. E ka këtë anë të rrezikshme edhe interneti. Është një lloj Hiroshime, sa i takon lehtësisë së papërballueshme, me të cilën ti shkatërron jetë njerëzore. Shtyp një buton avioni, diku mijëra kilometra lart në qiell dhe poshtë teje bëhen hì qindra mijëra jetë njerëzish. Shtyp butonin “send” të tastierës diku në cepin e errët të një dhome dhe nuk arrin ta shquash dhimbjen e viktimës, që brenda disa sekondash ua ke hedhur për ushqim qindra mijëra hienave online. I kemi parë këto hiena para do kohësh nëpër rrjete sociale, kur, në emër të moralit, iu vërsulën gazetarit Sokol Balla dhe politikanit Dritan Prifti. Po i shohim edhe këto ditë nëpër portale online duke iu ndërsyer deputetes maqedonase Ermira Ahmeti. Dhe e gjitha kjo, në emër të moralit!”

Kështu shkruan publicisti Gilman Bakalli një editorial me titull: “Morali nuk e justifikon mjetin”, publikuar në Mapo.

Lexoni më poshtë tekstin e plotë:

Morali nuk e justifikon mjetin


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles