Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Monika Stafa ikën nga Top Channel, ja ku kalon

$
0
0

monika stafaGazetarja e njohur, Monika Stafa, është zgjedhur sot në krye të Këshillit të Ankesave pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, Këshilli drejtues i AMA-s votoi edhe emërimin e një tjetër gazetari, Urim Bajrami, për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Ankesave.

Më herët AMA kishte votuar gjithashtu një gazetar, Erald Kaprin, si anëtar i këtij Këshilli.

Në një njoftim për shtyp të shpërndarë nga AMA, thuhet se roli i kësaj strukture, tashmë të plotësuar, do të jetë mbikëqyrja e zbatimit të kodit dhe rregulloreve të miratuara nga AMA.

Kanë të bëjnë sidomos me respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të tjera themelore të njeriut, në mënyrë të veçantë mbrojtjen e të miturve, të drejtës për informacion dhe sensibilizimit të opinionit publik, lidhur me respektimin e normave morale dhe etike në programet e ofruesve të shërbimeve audiovizive“,  thuhet në njoftimin e AMA.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Latest Images