Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur në ambientet e spitalit Rajonal të Shkodrës, në momentin kur ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kanë shkuar të vizitojnë ushtarin që i mbijetoi rrëzimit të helikopterit në Grizhë të Malësisë së Madhe, Gerald Baramuça.
Mësohet se gazetari i “Zëri i Amerikës”, Pëllumb Sulo, nuk është lejuar të filmojë gjatë kohës që zyrtarët e lartë ishin në spital, duke i kërkuar atij që të fikte kamerën.
SPITALI by lapsi-al