Kjo foto ka qarkulluar në qindra portale të huaja dhe natyrisht edhe thuajse në çdo media online në Shqipëri.
Bëhet fjalë për një qen, për të cilin i thua se është një racë e rrallë pitbulli shqiptar.
Qeni duket një kryqëzim mes pitbullit dhe gatopardit.
Por gazetarja Laurel Lee e News965 thotë se qeni thjesht është lyer me bojë.
Sipas saj, “ky është një tjetër shembull se jo gjithçka që shihni në internet është e vërtetë”.