Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Hysenbelliu vs Bollino: I shkove në zyrë ministrit, i more reklamën

$
0
0

bollinoDrejtori i “News24”, Kasem Hysenbelliu, ka reaguar ashpër kundër pronarit të “Shqiptarja.com”, Carlo Bollino. I frymëzuar nga një replikë e gazetarit Habjon Hasani të cilin Bollino e akuzoi si “të kapur” nga opozita, Hysenbelliu i kujton italo-shqiptarit se si mediat që ai drejton, ndaluan sulmin ndaj ministrit Gjiknuri, vetëm pasi Carlo i shkoi në zyrë dhe i mori atë që donte.

“Nuk kam marë vesh një gjë! Pse mediat e një biznesmenogazetari të shquar, ka afërisht një javë që kanë ndaluar sulmin ndaj minsitrit Damian Gjiknuri, për kontrollin e KLSH-së, thua ta kenë ‘ushqyer dhe dëndur mirë’?!

Ps: Pasi ky i shkoj dhe në zyrë ministrit dhe i ulërinte pse GSH mori njoftimet e para të TAP-it”,- shkruan Kasem Hysenbelliu, duke lënë kështu të kuptohet, skemën e përfolur shpesh, për mënyrën se si i përfiton Carlo Bollino tenderat apo fondet publike.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670