Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Video+18/ “Fiks Fare”: Ja si shesin seks online vajzat shqiptare…

$
0
0

sdfdrg_0Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e së hënës se si vajzat shqiptare pranojnë të punojnë në “kompani” fantazmë duke performuar seks online me klientë nga e gjithë bota.

Një nga gazetaret e emisionit ka mundur të hyjë në këtë rrjet dhe ajo ka zbuluar të paktën 5 apartamente në Tiranë ku vajza të reja performojnë seks përpara kamerës së një kompjuteri.

Në kamerat e fshehta të realizuara nga emisioni vajzat thonë se paguhen mirë dhe se fitimi i tyre rritet sa më gjatë ta mbajnë klientin në linjë. Ato thonë se fitojnë deri në 20 mijë lekë të reja në një natë.

Gazetarja e “Fiksit” ka zbuluar se, disa nga këto vajza punojnë në shtëpitë e tyre me lap-top dhe internet të dhuruar nga pronarët e tyre.

Emisioni ka zbuluar një zyrë pranë “21 dhjetorit”, njërën te “Komuna e Parisit” dhe një tjetër te “Astriri”. Ato janë të paregjistruara në shtet, nuk paguajnë asnjë taksë dhe në shumicën e rasteve janë ilegale.

Ajo që e bën të rrezikshëm këtë “profesion” sipas kamerave të fshehta të regjistruara nga emisioni, është se, disa vajza bien pre e kërcënimeve pasi regjistrohen dhe më pas shantazhohen në mënyrë që të mos largohen nga puna.

Sipas rrëfimit të njërës prej vajzave në një prej këtyre apartamenteve te “Komuna e Parisit”, disa vajza janë detyruar të bëjnë gjëra perverse dhe të dhimbshme. Njëra prej tyre thotë se, ka tentuar të vrasë veten nga këto kërcënime.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles