Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

O kur*ë, mbyll gojën dhe hap këmbët!

$
0
0

fotoNga Fatma Haxhialiu

 Gati kudo, thuajse gjithmonë, i vetmi term që burrat në këtë vend përdorin kur duan të na vënë me shpatulla pas murit është “kur*ë”. Kur duket sikur nuk ka asnjë lloj argumenti kundër ose kur janë të paaftë të na e mbyllin gojën me argumente na përmendin organin tonë gjenital dhe mënyrën se si e përdorim atë. Ndoshta buRRat, që tashmë janë rritur e këta që po rrisim ende, nuk e kanë kuptuar anatominë si duhet dhe nuk e dinë që gruaja është e përbërë nga më shumë se një vrimë (e famshmja vrimë që tronditi një dynja pak kohë më parë). Nuk e di pse na shikojnë si një vrimë me apo pa cipë që ecën,  që shtrihet, që hapet e mbyllet, që përplaset në ndonjë shtrat rastësor apo martesor…

Gati gjithmonë në diskutime ordinere deri tek ato më intelektualet përmenden ato çka hyjnë e dalin në atë vrimë, a thua se faj ka ajo për çfarë ne mendojmë e për çfarë flasim. Po ajo e shkreta as që e ka idenë se ç’bëhet në pjesën tjetër të trupit, këtej lart. Ajo ka të tjera pikëpamje, që shpesh edhe nuk përkojnë me pjesën tjetër të trupit.

Nuk e kuptoj pse ajo duhet futur në biseda ku burri përdor të tjera organe dhe jo penisin e tij të famshëm. Hmmm, sepse ndoshta, po them ndoshta,  ata që nuk ia dinë gjuhën penisit të tyre janë shumë kuriozë të dinë ç’mendon vrima dhe nuk e marrin vesh kurrë,  sepse janë të pazot jo vetëm të pyesin atë, por edhe “mikun” e tyre. Ka nga ata (këta janë shumica) që madje turpërohen nga miku i tyre dhe për këtë prapë ia vënë fajin vrimës… Dhe duke mos denjuar t’i hedhin as sytë mikut,  shikojnë me mllef vrimën që i tmerron… ndihen të vegjël, sikur ajo do t’i përpijë e ky makth i përndjek ngado, aq sa edhe kur jemi të veshura e vrima nuk duket gjëkundi  ata prapë e shikojnë dhe ajo prapë i tmerron njëlloj si ta kishin para syve. Dhe meqë për atë që ka ca gjëra plus është e pakonceptueshme të tmerrohet nga një vrimë,  mundohet ta bëjë këtë të fundit të ndihet në faj. Mundohet me patjetër t’i gjejë një tjetër emër. Një emër që i rri përshtat kësaj vrime të tmerrshme, nga ku asgjë e mirë nuk del (dhe të mendosh që prej saj kanë dalë!) Një emër i përbaltur, i përbuzur, i neveritshëm… kur*ë. Ajo është kurvë! Arsyet janë shumë, arsye nuk ka…

Kur*ë nëse mendon ndryshe.

Kur*ë nëse kërkon më shumë.

Kur*ë nëse vishesh, qesh, flet, bën dashuri, ndryshe.

Kur*ë nëse ke VRIMË.

Kur*ë do jesh gjithsesi, pavarësisht kontekstit, kategorisë sociale, pavarësisht asaj që je, çfarë mendon, çfarë ke arritur, çfarë dëshiron… kur*ë ti që je në krahun e tij; kur*ë ti që e solle në jetë;0 kur*ë ti që i bashkohesh në shtrat; kur*ë ti që ke shkruar këto rreshta; kur*ë edhe ti që po lexon.

Kur*at kanë një të përbashkët: vrimën. Kur*at janë të gjitha njëlloj të frikshme, një hapësirë e panjohur, ku ka hyrje, por jo dalje. Kur*at janë të tilla sepse të tilla lindin!

Prandaj, o kur*a, mbyllni gojën dhe hapni këmbët! Lëreni atë të gjejë komunikimin e munguar me vrimën, kështu ndoshta të tjerët që do të vijnë nuk do të kenë frikë prej saj…

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles