Një foto e aktorit të humorit, Ermal Mamaqi, me pronaren e televizionit ku punon dhe një pjesë të drejtuesve të lartë të “Top Channel”, nuk kaloi pa u vënë re në publik.
Por sot vetë Ermali ka sqaruar gjithçka çfarë fshihet pas kësaj fotoje.
“Gati për të xhiruar një emision të jashtëzakonshëm me protagonist Filip Çakullin. Kjo intervistë u mundësua nga i vetmi person, që ka akses mbi Filipin, Vjollca Hoxha.
Mbas 15 vjetësh për herë të parë në TV”,- shkruan Mamaqi në këtë foto që ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale.
Pra këtë javë me shumë gjasa në emisionin “6 ditë pa Ermalin” pritet të shihni një intervistë me drejtorin e “Fiks Fare”, Filip Çakuli.