Kritikave për projektin e stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, iu është bashkuar edhe profesori fiorentin i arkitekturës, Paolo Di Nardo. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, profesori italian, i cili e njeh prej 13 vitesh Shqipërinë, jep disa mesazhe të rëndësishme.
“Kullat janë vlera të një kulture mesdhetare, në të cilën ka disa raporte shumë të sakta dhe shumë precize, mbi sheshe dhe objekte, ku është i rëndësishëm koni i shikimit.
Në rastin e Tiranës janë të rëndësishme polet e fuqisë, polet e kulturës, ku ka një vizitim qyteti shumë të përcaktuar që mund të gjendet në shumë qytete të tjera në zonën mesdhetare. Kjo situatë kulturore ka dhënë një identitet të ri, të një qyteti të rëndësishëm që është Tirana në Ballkan”,- ka thënë ai.
Ndër të tjera, profesioni ka thënë se nuk duhet të prishet stadiumi aktual, për vlerat e veçanta që ka për qytetin.
“Nuk duhet të shkatërrohet ky stadium. Problemi ku duhet dhe si bëhet është një problem politik sigurisht duke pasur një qëndrim kulturor se po shtojmë një vlerë historike dhe jo ta prishim. Unë nisem nga ky qëndrim dhe pastaj duhet të ketë një debat dhe pastaj nj projekt, që bëhet nëpërmjet shoqërisë civile.
Ndërsa isha në avion, po lexoja një libër dhe gjeta një frazë të Di Faustos që është edhe thjeshtësia e arkitektit që sjell një kulturë nga një vend në një vend tjetër.
‘Jo një gur është i vënë nga mua në një vend tjetër, pa qenë i mbushur më parë me vendin. Më përpara të njohim vendim dhe më pas vepra bëhet e imja’, ky ka qenë qëndrimi i Di Faustos apo Bosios”,- ka thënë ai.