Merr fund ngërçi për kreun e RTSH.
Radio Televizioni Publik Shqiptar tashmë ka një drejtor të ri. Thoma Gëllçi u zgjodh këtë të premte drejtor i përgjithshëm i RTSH-së, duke zëvendësuar kështu Martin Lekën.
Këshilli Drejtues i RTSH-së, organi që zgjedh drejtorin, dha 7 vota pro kandidaturës së gazetarit Thoma Gëllçi, nga 11 anëtarë që ka në përbërje.
Gëllçi kandidonte në këtë post me profesor Petrit Malajn, i cili mori 4 vota.
I ikur në SHBA që prej vitit 2005, Thoma Gëllçi është rikthyer në Tiranë për të kandidaturë si drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së.
Ai ka qenë kryeredaktor i gazetës Zëri i Popullit.
Fillimisht ka qenë zëdhënës pranë qeverisë së Bashkim Finos, më pas u bë i njohur si këshilltar i kryeministrit Ilir Meta.