Kohët e fundit moderatori i njohur është akuzuar për një pallat të tij, në qendër të Tiranës. I ftuar në emisionin “Oktapod”, në “Vizion Plus”, Fevziu ka rrëfyer të vërtetën.
“Nuk jam marrë kurrë me ndërtime pallatesh në jetën time, nuk kam kohë fizike të bëj ndërtime, nuk kam asnjë kompani të regjistruar dhe nuk do të merrem kurrë me ndërtime”,- ka thënë drejtuesi, duke përgënjeshtruar zërat që janë ngritur për këtë.
Ai ka shpjeguar se në atë zonë ka trashëguar një truall nga e ëma dhe se i takonin 300-400 metra katrorë.
I pyetur gjithashtu nëse dëshironte të kishte një fëmijë të tretë, moderatori përgjigjet se, ende nuk e di një gjë të tillë, por ardhja në jetë e vajzës së vogël i ka shtruar një dimension tjetër jetës së tij.
“Nuk e di, por jam shumë i lumtur me vajzën e vogël që ka ardhur. Kam rigjetur një dimension të ri, që vrapoj për të shkuar në shtëpi që ta kap pa fjetur akoma”.