Pak ditë më parë, lajmi i vajzës në Tiranë që lëshoi ulërimën e saj ndaj padrejtësive shqiptare përballë ambasadores së BE-së Romana Vlahutin bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe jo vetëm duke bërë bujë.
Shumëkush vlerësoi guximin e të resë, e cila shfaqi revoltën, për faktin që në Shqipëri, politikanët kanë 25 vjet që dështimet e tyre vazhdojnë t’ia faturojnë komunizmit.
Por një këndvështrim ndryshe ka patur faqja e njohur në Facebook, Lolita.
“Kam dy dite qe po lexoj ne portale lajmin se nje vajze iu ankua ambasadores se BE per situaten ne Shqiperi. Nuk e di per ju, por mua me duket entuziazem i tepruar dhe “heroizem” i panevojshem. Eshte njelloj si te kesh probleme ne familje dhe te shkosh t’i ankohesh komshies. Jo vetem qe s’do t’ia dije per problemet e tua, por as te ndihmon dot dhe te nxjer bojen. Nese ka ndonje gje qe te rinjte mund te bejne sot, te mendohen mire para se te japin voten, para se te behen servila partish dhe ne fund t’i kerkojne llogari atyre qe kane votuar. Nese ndiejne se politikanet po abuzojne me pushtetin, te lene kafet dhe te protestojne. E nese nuk e beni kete, na i kurseni qurravitjet dhe ankesat tek te huajt se nuk i sherbejne askujt”, shkruan faqja.