“Në një intervistë me gazetarin Çim Peka, moderatori i “Zonë e lirë” Arian Çani, shpjegon qëndrimin e tij ndaj kritikave të ditëve të fundit ndaj emisionit në fjalë. Është një rrëfim i sinqertë, aq i sinqertë saqë edhe drejtuesi i intervistës detyrohet ta theksojë këtë fakt. Kjo intervistë, në mënyrë të pavetëdijshme nxjerr në pah sekretin e ndjekshmërisë së lartë dhe në rritje të emisionit “Zonë e lirë”. Vetë Çani shtron pyetjen se “pse njerëzit, të cilëve nuk u pëlqen emisioni i tij, nuk e fikin televizionin? Pse këta njerëz nuk largohen nga emisioni e tij dhe vazhdojnë ta ndjekin edhe pse nuk e pëlqejnë…”? Dhe e jep po vetë përgjigjen: “thellë-thellë, unë duhet të të dua që të shoh, përndryshe nuk kam pse ta ndjek një emision… diçka duhet të interferosh në jetën time…” Në fakt, ky është thelbi. Çani e ka kapur audiencën përmes pikës së saj më të dobët: Dobësia njerëzore për imazhe me lakuriqësi mishi. E thënë ndryshe, në mënyrë stereotipike, Çani e ka kapur idenë se forca e seksit të dobët është dobësia e seksit të fortë për seksin e dobët. Miliarda eurot e përvitshme të një industrie gjigante mediatike pornografike e nxjerrin zbuluar lakuriq këtë prirje të errët njerëzore për kofshët, gjokset apo vithet femërore. Forca e lirisë te “Zonë e lirë” bazohet te mungesa e lirisë njerëzore për ta fikur televizorin apo për të ndërruar kanal televiziv, kur ajo përballet me imazhe me përmbajtje seksuale”.
Kështu shkruan publicisti Gilman Bakalli në një editorial të radhës në gazetën Mapo.
Lexoni më poshtë tekstin e plotë: