O kryeminister dhe ty o minister i transporteve ju ka ikur mendja si Qeveri apo cfare se s’e kuptojme dot ndryshe kete sjellje tuajen?
E para si mund te na vendosni pagese per rruget qe ne i kemi paguar deri ne nje? Sepse qe te vendosesh nje pagese per nje rruge, duhet qe nje kompani private te kete paguar per ndertimin e saj dhe kur rruga perfundon ndertimin, vendoset nje tarife me qellim qe kompania te marre leket e investuara mbrapsht, sipas kontrates qe ka bere me shtetin.
Po kur ne i kemi paguar te gjitha rruget me leket tona, ju doni te vendosni perseri tarifa per kalimin ne rruge?!! Po kjo eshte grabitje, madje me keq eshte plaçkitje ne mes te dites.
E dyta, si mund te mendoni te merrni leke te tjera shtese per mirembajtjen e rrugeve? Ne paguajme ne çdo liter nafte apo benzine 32.4 Lek te reja Takse Qarkullimi (me TVSH) qe eshte e destinuar vetem per mirembajtjen rrugeve, plus takses se automjetit qe paguajme tek kolaudimi vjetor qe shkon mesatarisht 10.000 leke te reja ne vit dhe ju nuk ju arrijne??!! Po kjo eshte çmenduri.
Madje Kryeministri gjithe kohen qe u diskutua per çmimin e naftes, vetem kete thoshte, qe çmimi ishte i larte se kishte brenda taksen e qarkullimit.
Kjo eshte vjedhje!!
Pse eshte vjedhje, ta shpjegojme thjesht pak me poshte.
Rruga Tirane-Durres eshte 34 Km e gjate dhe kalojne cdo dite 25.100 makina.
Nje makine (mesatarisht) harxhon 3 litra nga Tirana ne Durres. Pra cdo dite, 25.100 makinat qe shkojne nga Tirana ne Durres, paguajne si Takse Qarkullimi plot 2.5 milione leke te reja (3 litrax32.4 lek/ltr = afersisht 100 lek/makine ose 2.5 milione leke ne total) qe i bie çdo vit te paguhen 6.5 milione € si Takse Qarkullimi vetem ne kete rruge.
Kjo rruge per mirembajtje ka nevoje per jo me shume se 1 milione € ne vit (5% e vleres se ndertimit).
Dhe si perfundim kemi qe, per rrugen Tirane-Durres duhen 1 milion € sipas normatives, mblidhen ne fakt 6.5 milione € dhe ju thoni qe s’arrijne, duhen akoma dhe do t’i vini dhe tarife 3.5 cent/KM??!!!
Ku i çoni leket??!!! Kjo eshte plackitje!!!
E treta, si e keni kuptuar kete punen e qeverisjes? Si licensim per te na shkaterruar ekonomikisht?
E dini qe me kete qe po beni, i ndate njerezit per se gjalli. Sepse nje makine qe do te shkoje nga Tirana ne Fier duhet te paguaje 1000 leke me shume.
Nje qe do te shkoje ne Gjirokaster do te paguaje 2000 leke me shume.
Vetem nga kjo cmimi i biletes se autobizit per Fier apo Shkoder do te rritet me 100 leke dhe per ne Gjirokaster apo Kukes do te rritet me 200 leke.
E kuptoni se cfare po u beni familjeve apo jeni ne jerm?
E katerta, me kete politike, ju jeni perfundimisht armiqte e Shqiperise. Kjo Qeveri nuk mendon si ta ndihmoje ekonomine, ju thjesht perpiqeni cdo dite ta shkaterroni ate.
Ekonomia jone eshte mjaftueshem e shemtuar ne syte e investitoreve dhe keshtu sic eshte. Ju po perpiqeni cdo dite ta beni me te shemtuar?
Po! Ju jeni armiq!
E tepruat! Mjaft me! Nese merrni persiper ta percillni kete strategji ne instancat vendimarrese, dijeni se shqiptaret nuk do t’ju lene. Dhe kete konsiderojeni si premtim. Ne do te na keni aty para Kryeministrise!
#nenukjemidakord/Nisma Thurje