Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all 1670 articles
Browse latest View live

Përgjimi Meta-Ismailaj, analistët Krasniqi dhe Dervishi akuza të forta medias dhe Prokurorisë për Zërin e Amerikës

$
0
0

lutiNë një kronikë të sotme të Zërit të Amerikës është trajtuar publikimi prej gazetarit Artan Hoxha i përgjimeve telefonike nga prokuroria të një biznesmeni që bisedon për afera me Ilir Metën, që Voa e quan “politikanë të njohur”.

Sipas Voa-s, kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta në qarqet e juristëve dhe vëzhguesve të jetës politike.

Ja cili është raportimi i plotë i Zërit të Amërikës:

Ata pohojnë që pak rëndësi se si kanë dalë dokumentat nga institucioni dhe kanë rënë në duar të gazetarit, por është për të ardhur keq që prokuroria herë ka mbyllur hetimet, herë i ka hapur ato, duke treguar pasiguri dhe mungesë profesionalizmi.

Analisti Lutfi Dervishi thotë se media tradicionale vendase ka fshehur kokën si struci, duke shpresuar që skandali do të mbyllet me heshtje, ndërsa institucionet e drejtësisë dhe prokuroria nuk japin asnjë shpjegim, duke shfaqur nevojën urgjente që ato kanë për t’u reformuar thelbësisht.

Sipas tij, ky skandal i publikuar nga kolegu Hoxha është një këmbanë alarmi, që bie pikërisht tani kur të gjithë po flasin për reformën në drejtësi.

Juristi Sokol Hazizaj thotë që formalisht prokuroria ka gabuar që nuk asgjësoi dokumentat e atij përgjimi të mbyllur.

Sipas tij, është përgjegjësi e prokurorisë edhe rihapja e çështjes në këtë formë pas disa vitesh në media.

Zoti Hazizaj thotë se prokuroria nuk ka nisur hetime kryesisht mbi të dhënat e përgjimit, duke pushuar hetimet, tregon se aty nuk ka patur fakte bindëse për veprimtari të paligjshme.

Por edhe rikthimi pas kaq vitesh i të dhënave nga një hetim i pushuar nga prokuroria nuk është as ligjor dhe as serioz.

Ndërsa analisti Afrim Krasniqi thotë se edhe kjo ngjarje tregoi se elita politike e vendit është tërësisht e korruptuar dhe se ajo ka krijuar një standart të mos-ndëshkimit të korrupsionit.

Zoti Krasniqi thotë se ekziston një “shërbim nderesh” midis prokurorisë, gjyqësorit dhe politikës, duke mbuluar shkeljet e njëri tjetrit.

Analistët komentuan si paradoksale edhe sjelljen e medias vendase ndaj skandalit të zbuluar në rastin e këtij përgjimi nga prokuroria.

 

Ata pohuan se shtypi në Shqipëri bën shërbime politike dhe nuk informon realisht qytetarët, ja pse gazetat nuk e trajtuan pothuajse fare temën e këtij problematik.

Studiuesit shpresojnë se skandali mbi përgjimin e biznesmenit mund të ndikojë pozitivisht në përpjekjet për reformimin e sistemit të drejtësisë, gjykatave dhe prokurorisë.

 


Video: RAI 1: Nga Vlora dhe Durrësi trafikohen armë për ISIS-in

$
0
0

armeeeGazetarët e RAI-t kanë bërë një reportazh ku tregojnë mënyrën se si trafikantët shqiptarë të armëve arrijnë të kalojë ato jashtë vendit. Në një reportazh të publikuar, tregohet një moment në liqenin e Shkodërs kur dy trafikantë kanë arritur të kalojnë natën në Malin e Zi së bashku me dy kuti me kallashnikovë dhe pistoleta.

Në darkë ata i fshehin armët ndërsa kthehen në mëngjes për t’i marrë ato dhe për të nisur tregëtinë.

Një prej tyre thotë se një kallashnikov shitet për 400-450 euro ndërsa një granatë 40-50 euro. Sipas gazetarit ato trafikohen edhe me peshkarexha drejt Evropës për të rënë në duar të mafias apo terroristëve.

Trafikanti, një djalë i ri thotë se ato kalojnë në të gjithë Evropën ndërsa nuk i intereson kush i blen. “I ble kush i nevojitet” – thotë ai.

Reportazhi

Motobarka del nga hiçi dhe kalon kufirin ujor me Shqipërisë dhe Malit të zi. Në të ndodhen 2 burra që mbajnë në dorë dy arka me kallashnikov, pistoleta dhe granada. Me armë të tilla janë furnizuar terroristët e ISIS që kanë përgjakur Parisin, në datën 13 nëntor 2015.

Ballkani mund të quhet shumë mirë si udhëkryqi i xhihadistëve.

Luftëtarët e huaj që luftojnë për ISIS ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët janë më shumë se 1 mijë, mes Shqipërisë dhe Kosovës, vendi që ka më shumë luftëtarë të huaj në raport me popullsinë. Trafikantët i fshehin armët në një vend të sigurtë, pasi është me rrezik këto ditë.

Ata kthehen sërish aty.

“Më të kërkuarit janë kallashnikovët, pistoleta të vjetra të prodhimit sovjetik dhe të ish-Jugosllavisë”, thotë për Rai1, njëri prej trafikantëve. Po ai, merr kallashnikovin dhe qëllon në praninë e grupit të xhirimit. Arma është e vjetër, por funksionon shumë mirë.

Ai pyet gazetarin italian nëse do ta blejë, e ky i fundit e pyet se sa kushton. “Kallashnikovi kushton nga 400 deri në 450 euro. Granatat nga 40-45 euro”,- thotë ai.

Armët ngarkohen në motoskaf apo peshkarexha nga Vlora dhe Durrësi që më pas përfundojnë në dorën e mafias dhe grupeve terroriste, siç bëjnë të ditur shërbimet sekrete të gjysmës së Europës.

“I blen kush të mundet dhe kujt i duhen – thotë trafikanti, i cili pyetet nga gazetari më pas nëse armët shiten në Europë apo jashtë Europës. Shkojnë në Europë, por nëse hyjnë në Europë mund të shkojnë kudo”. Edhe në Itali, pyeta gazetari dhe trafikanti i përgjigjet: “Edhe Italia, pjesë e Europës është”.

trafiku

itakiaaaa

Video: Kur kryeministri Rama i puth dorën gazetares Eni Vasili

$
0
0

edi rama eni vasiliShfaqjen e parë të vitit, e bëri tek Studio e Hapur! Kryeministri Rama u duk i qetë e komod përballë gazetares së “News 24”. Shpesh iu desh ta korrigjonte, por më shumë u mundua të kapej ngushtë përballë pyetjeve rrufe të Eni Vasilit.

Pavarsisht të gjithave, siç theksoi edhe vetë gjatë intervistës, Edi Rama mbetet njeri…

Por gjesti i tij pas shuarjes së dritave, duket se i tejkaloi pritshmëritë. “’Gentleman’-i Rama, i puthi dorën Eni Vasilit, a nuk është kjo ironike?”,- komentojnë në mediat sociale.

Charlie Hebdo shkakton furi: Aylan do bëhej ngacmues seksual

$
0
0

Revista satirike franceze, Charlie Hebdo, ka shkaktuar sërish zemërim, pasi në një karikaturë sugjeron se vogëlushi Aylan Kurdi, që u mbyt në det, teksa tentonte të mbërrinte në Europën Perëndimore, do bëhej ngacmues seksual nëse do rritej.

Fotot e vogëlushit Aylan, i mbytur në plazh, shokuan botën kur u publikuan.

Që prej atëherë, revista ka publikuar disa karikatura duke u fokusuar tek vogëlushi.

Karikatura e fundit e lidh Aylan-in, që ishte mysliman, me bandën e emigrantëve që sulmuan seksualisht femrat në qytetin e Këlnit në Gjermani gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Aylan i rritur ka fytyrën e një derri, teksa ndjek nga pas femrat për t’i ngacmuar.

Komentuesit në rrjetet sociale thonë se është një karikaturë e shpifur, që ngjan me revistat naziste që tallnin hebrenjtë pak përpara Holokaustit.

Satire: The cartoon links Aylan to the gangs of migrants who allegedly carried out coordinated sexual assaults in Cologne on New Year's EveAylan Kurdi's body was found on a Turkish beach after he drowned when his boat to Greece capsizedControversial: He has been used as a subject by Charlie Hebdo cartoonists before when they showed him next to an advertisement for McDonald's, with the caption 'so close'

Andi Bushati: Ja si duhen dekriminalizuar mediat

$
0
0

andi bushatiKëto ditë, Partia Demokratike ka sulmuar me deklaratat e saj dy televizionet më të mëdhenj në vend, Top Channel dhe TV Klan.

Por analisti Andi Bushati, në një shkrim për Lapsi.al, thotë se “halli i vërtetë i PD nuk ka të bëjë as me lirinë e mediave dhe aq më pak me fjalën e lirë. Ai ka të bëjë me frikën se autoparlanti ka kaluar nga dora e një bande, në dorën e bandës tjetër”.

Sipas Bushatit, problemi më i madh i televizioneve në vend ka lidhje me pronësinë.

“Pikërisht në kohë të PD-së u konsolidua një nga anomalitë më të mëdha të tregut televiziv në vend.

Ndërkohë që ligji shqiptar parasheh televizione me disa pronarë në mënyrë që interesat të balancohen, ndërkohë që ai nuk lejon pasjen e disa liçencave nga një bos i vetëm, për të gjitha këto u mbyllën sytë. Sot, pavarësisht nga letrat dhe emrat fallco që kanë shënuar në QKR, të gjithë televizionet janë në shkelje të hapur të ligjit.

Sot, pasi Vjollca Hoxha ka rimarrë komandën e punës së përditshme në Top Channel, në Shqipëri është regjistruar një rekord “sui generis”. 

Tre televizionet më të mëdha në vend, jo vetëm janë prona të tre familjeve, por ato edhe administrohen në punën e përditshme nga anëtarët e tyre.

Shenjë më të hapur të konfliktit të interesit, të përdorimit të mediave si kioska për përfitime të familjes, të arsyes se përse ka gjithnjë e më pak borde hartimi politikash dhe më pak gazetarë me integritet që drejtojnë edicionet e lajmeve, nuk mund të gjendet.

Kjo është edhe arsyeja se pse TV-të tona fluturojnë andej nga fryn era”.

Bushati thekson se “PD duhet të vërë në pikëpyetje sistemin. Duhet të kërkojë zbatimin e ligjit për “eleminimin” e pronarëve fallco. Duhet të rishikojë liçencat abuzive. Pra me një fjalë, duhet të këmbëngulë në dekriminalizimin e mediave”.

“Lufta e nuseve” së shpejti në ekran

$
0
0

3Edicioni i dytë i “Luftës së nuseve” do filloje së shpejti në Tv Klan.

Ky reality-show kishte shumë sukses në edicionin e dytë dhe pritet i njejti sukses edhe këtë vit.

Konsulenca e ekspertit ka ndryshuar këtë vit, do jetë Ami Event.

Në edicionin e parë ekspert konsulent ishte Armand Peza.

Mustafa Nano: Zëri i Amerikës bën gazetari kur s’është Berisha në pushtet

$
0
0

mustafa nanoMustafa Nano gjatë bisedës ditën e mërkurë në studion e emisionit Zululand me gazetarin Artan Hoxha u shpreh se Zëri i Amerikës bën gazetari fantastike sa herë që Berisha nuk është në pushtet. Ky reagim i Nanos erdhi, pasi gazetari Hoxha deklaroi se nga mediat shqiptare atij nuk i ishte dhënë akses për të nxjerrë përgjimet e Prokurorisë, në lidhje me një përgjim, sipas të cilit, një politikan i kërkonte Ismailajt 200 mijë euro.

Hoxha tha se media në vend është e kapur nga politika dhe se i është dhënë më tepër akses për të folur në mediat jashtë vendit si Zëri i Amerikës.

Në debat Mustafa Nano iu kundërpërgjigj duke i thënë se VOA bën gazetari kur Berisha nuk është në pushtet. Më tej Nano i kujtoi Artan Hoxhës në studio të Zululand se çfarë qëndrimi mbajti VOA kur ndodhi 21 janari. “Në 21 janar unë nuk mbaj mend çfarë kanë thënë ata”, deklaroi Nano në studio me të ftuarin e tij.

Sonila Meço fyen Maqedoninë; dhe një bisedë me Andis Harasanin

$
0
0

mecoNjë lajm se kompania prestigjoze e veturave Aston Martin po planifikon të hapë një fabrikë në Maqedoni, e ka habitur dhe revoltuar prezantuesen televizive Sonila Meço.

“Nderkohe qe ne cdo kanal ‘strapacohen’ per te shpjeguar ate qe shqiptaret edhe sikur ta kuptojne, nuk e besojne, ja c’ndodh ne vendin ku se shpejti ka zgjedhje te parakohshme… Tek ne as vende pune, as drejtesi e as zgjedhje te parakohshme… Se mos harroj, ky vendi qe po thith investime duke i terhequr edhe nga ne s’ka as emer, as identitet…”, – ishin tonat e forta të gazetares ndaj shtetit fqinjë.

Në profilin e saj në Fb, ndërhyn ish-deputeti Andis Harasani, i cili i shkruan me ironi: “Sonila Meco e cna duhen ne investimet e medha! Nje rrobaqepesi per komca. Nje thertore publike dhe ngjyra bukura. Te tjerat me vone.”

Sonila Meco ia kthen: “Jo mo jo, shume i ke edhe kaq… Se me rezultatet e Telemetrix edhe nje serial turk puneson burrat ne shtepi… E kisha tek cudia e madhe se si nje vend ne kaos politik, zgjedhje te parakohshme, konflikte etnike, pa emer, me pubertet identitar, etj, etj, merr investime te huaja me shume se vendi ku studiot televizive jane 100 here me te shtrenjta se ato ne Maqedoni. A me kupton Andis Harasani?”.


Ndërron jetë gazetari Agron Bala

$
0
0

agron-bala3Gazetari i njohur Agron Bala, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Prej disa kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, prej së cilës nuk arriti të shpëtonte. Balaj vdiq në një spital të Italisë. Kontributi i tij në gazetari daton që në fillim vitet ‘90.

Ai ka punuar në disa radio e televizione. Përvoja e tij më e gjatë ka qenë në Radio Televizionin Shqiptar, ndërkohë që ka dhënë kontribut edhe si pedagog në Universitetin e Tiranës.

Dhunoi gazetarin, Çuli: Shehu, i droguar dhe ngacmonte aktorët

$
0
0

Zone-e-lire-6-mars-12.mpg_snapshot_00.34_2015.03.09_15.24.35Drejtori i Teatrit Kombëtar ka sqaruar në një prononcim për “Panorama Online”, incidentin e ndodhur me gazetarin e televizionit “Abc News” gjatë premierës së shfaqjes “Tri motrat”.

“Gjatë dy akteve të para të shfaqjes, i ulur në rreshtat pranë skenës, gazetari disa herë bënte batuta dhe ngacmime ndaj aktorëve. Nga llozha u përpoqa disa herë t’i beja me shenjë të pushonte, por për mbi 70 minuta vazhdoi me ngacmimet e tij ndaj aktorëve”,- shprehet Çuli.

Drejtori i Teatrit Kombëtar më tej shton se pas kësaj, ai dhe asistenti i tij janë detyruar ta nxjerrin forcërisht nga salla e teatrit pasi nuk pranoi të bënte një gjë të tillë me vullnet të lirë.

“Nuk pranoi të heshte dhe dukej që ishte në gjendje të droguar. Në pushim të dy akteve të para bashkë me asistentin, Tim Bitraku i kërkuam të largohej nga salla. Nuk pranonte. Për këtë arsye u detyruam ta nxirrnim me forcë nga salla. Kjo ishte provë gjenerale dhe ai u bë shumë i bezdisshëm për aktorët”,- tha Çuli.

Ai shton se “jam i bindur që ishte i droguar. Paraqiste të gjitha shenjat tipike të një personi të tillë”.

Lidhur me këtë incident, televizioni “Abc News” ka kërkuar dorëheqjen e Çulit duke sqaruar se ka pasur “sulm fizik pa asnjë motiv” ndaj gazetarit, Eni Shehu.

Duke e konsideruar ngjarjen si të paprecedentë, “Abc News” i kërkon Kryeministri, Edi Rama dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro shkarkim të menjëhershëm të Drejtorit të Teatrit Kombëtar.

Gjithashtu, televizioni do të vërë në dijeni për incidentin dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve brenda dhe jashtë vendit./Panorama.al/

Video: Çani “përshëndet” Ramën, Metën e Tahirin me “Vallen e kurvave”

$
0
0

ramamaaaNuk i ndodh shpesh, por Arjan Çani ka vendosur që këtë mbrëmje në “Zonë e Lirë” të bëjë një përshëndetje speciale për Ramën, Tahirin dhe Ilir Metën. Duke u krijuar një video gazmore të titulluar “Kabareja e fundit” ose “Vallja e Kurvave”.

Një video montazh funny në ritmet e një marshi të njohur, ku tre drejtuesit e lartë kërcejnë me njëri tjetrin në një burlesque.

Sigurisht që kjo është një ironi që Çani ka zgjedhur të bëjë me tre personazhet, të përfshirë së fundmi edhe në një lojë përgjimesh, e cila u hap në “Opinion”, të enjten në mbrëmje./Opinion.al/

 

 

 

Arrogant apo xhentëlmen? Sonila Meço dhe Eni Vasili flasin për Ramën

$
0
0

eni vasiliE kemi parë në të dyja pozicionet përballë femrave: arrogant, por edhe xhentëlmen.

Këto ditët e fundit, mediat kanë publikuar dy raste, kur kryeministri Edi Rama i ofron çadrën e tij një gazetareje, apo kur i puth dorën prezantueses Eni Vasili.

Por si është sjellja e Ramës përkundrejt gazetareve?

Sonila Meço, në një intervistë për gazetën Panorama Plus, thotë: “Kam pasur njohje edhe me kryeministrin, edhe me kryebashkiakun Rama. Që do të thotë më shumë se një dekadë. E kam intervistuar disa herë në cilësinë e pushtetarit lokal dhe të opozitarit. Ndryshimi është vetëm një refuzim i tij për t’u intervistuar në Agon Channel në cilësinë e kryeministrit”.

Duke komentuar ftesën e munguar për darkën e fundvitit të kryeministrit me gazetarët, ajo thekson: “Pse u dashka të ndryshoj mendimin për profesionin nga mungesa e një ftese për darkën që organizoi kryeministri? E kundërta duhet të shqetësojë realisht profesionistët, që në darkën me kryeministrin disa nga të ftuarit u ndjenë gazetarë vetëm për këtë arsye, pra nga mbërritja e një ftese prej kryetarit të qeverisë”.

Ndërkohë prezantuesja Eni Vasili, në intervistën për Panorama Plus, thotë se Rama po tenton të ndryshojë.

“Gjatë intervistës së fundit, kryeministri m’u drejtua me shprehjen “A je në metro?”, e cila më pas u bë titull i një editoriali të koleges Mimoza Koçiu. Raste të tilla ka pasur disa. Mendoj se tashmë kryeministri po përpiqet që të ketë një performancë të re në raport me median dhe kjo u vu re edhe në darkën e fundvitit me median, ku në ndryshim nga një vit më parë, fjalimi i tij ishte pa thumbat e ironitë që përshkruan fjalimin pararendës”.

Duke komentuar gjestin e puthjes së dorës, Vasili thotë: “Thjesht si një gjest mirësjelljeje, një përshëndetje elegante dhe formale në shenjë respekti”.

Ajo komentoi edhe sulmet e Ramës ndaj medias, të cilën e quan në jo pak raste një “kënetë”.

“Nuk mendoj që kryeministri mund të ndryshojë bindje, nuk e bëri këtë as gjatë intervistës ku vazhdoi ta quajë median ‘kënetë’. Besoj se ky qëndrim është një zgjedhje strategjike pasi ai dhe stafi i tij i PR-it janë përballur me një pakënaqësi në rritje të gazetarëve ndaj kësaj sjelljeje. Por, për sa kohë kjo shkon në raport të drejtë me interesin publik, personalisht mundem veç ta përshëndes”.

Pas incidentit me Çulin, Eni Shehu: Gati të bëj testin e drogës

$
0
0

eni shehuGazetari i ABCNews, Eni Shehu, thotë se është gati që të bëjë testin e drogës, pas akuzave që i bëri drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, se ai ka ngacmuar aktorët pasi ishte i droguar.

Incidenti u shënua mbrëmjen e së premtes në Teatrin Kombëtar, ku po jepej premiera e shfaqjes “Tri Motrat”.

ABCNews pretendon se gazetari është dhunuar nga drejtori Çuli, pa asnjë shkak.

Ndërkohë Çuli thotë se gazetari po prishte shfaqjen, duke ngacmuar aktorët në gjendje të dehur.

“Miq, jam pa fjale nga guximi i drejtorit te TK, i cili mu sul si i cmendur duke me sulmuar dhe kercenuar. Por, me shume jam i prekur nga dashuria dhe suporti qe me treguat te gjithe ju! Dikush me tha: Kjo ngjarje skandaloze do mbahet mend gjate ne historine e Teatrit Kombetar, si “gazetari i diplomuar aktor, qe u be Stari e i vodhi shkelqimin premieres se deshtuar te drejtorit.” Faleminderit nga zemra!” shkruan gazetari në FB.

1997-a e Nikoll Lesit/ Urdhëri i Bashkim Finos për ta arrestuar dhe telefonata: “Shkë****të, ta dogjëm gazetën”

$
0
0

nikoll lesi(Fragment nga libri i  gazetarit Nikoll Lesi i cili do botohet me rastin e 25 vjetorit të daljes së “KOHA JONE” në Maj 2016)

Viti i mbrapshtë 1997

Që në numrin e parë të datës 4 janar gazeta doli me një titull të madh në krye të të faqes të parë: “Gjallica stop dy javë“. Dhe, sikur të ishte “Kasandra” për sa do të ndodhte në muajt e mëvonshën Skënder Minxhozi paralajmëron me një shkrim më gërma të zeza, në faqen  katër, me titull “1997 – horoskop i vështirë shqiptar”. Minxhozi bën një analizë se çfarë mund të ndodhë në këtë vit, që dukej në horizont, si problematik. Shqipëria po hynte në tunelin e errët të atij që më vonë do të ishte viti më dramatik në historinë e saj moderne. Të nesërmen prapë redaksia e gazetës vendos të dalë me çështjen e fajdeve dhe me opozitën. Titulli i madh ishte “PS: Fajdet, të kthejnë depozitat”. Tensioni po rritej kudo, ndërsa Shteti ende nuk po kërkonte një zgjidhje  me opozitën e kreditorët, për të gjetur një mundësi  kompromisi, por u përgatit për dorë të fortë, me shkopinj. Ne shikonim çdo ditë rradhë gjithnjë e më gjata, tek pikat e firmave të fajdeve. Njërëzit po frikësoheshin për lekët e tyre . Emigrantët e ardhur për të Vit të Ri nuk u kthyen nga kishin ardhur. U futën edhe ata në rradhë. Qeveria ishte drejt krizës. Azem Hajdari, i vënë në krye të Lëvizjes Sindikaliste, bën thirrje për grevë kombëtare. Lëvizja greviste paralizoi Shkodrën, Lushnjën, Beratin, Vlorën e po kërcënonte edhe bllokimin e Tiranës. Titulli i datës 7 janar ishte “Grevat filluan. Studentët në rrugë”.

Ndërkohë problem-sherret në firmën rentiere “Gjallica” pasqyrohen me datën 9 janar, ku bie në sy titulli “Divorci i “Gjallicës” në gjykatë”, ndërsa në krye të faqes tre, titulli ”PD: Azem Hajdari jashtë grupit parlamentar“. Gavrosh Levonja  fillon e del nga faqet e jashtme, tek rubrika e politikës, kurse Kadri Vokopola mbulon rubrikën për kohën e lirë të lexuesit, duke i lënë më shumë kohë edhe gazetarëve të sektorëve kulturorë, që të kalojnë në përforcim të  rubrikës politike në gazetë. Nga Vlora na kërkon urgjent në telefonin e redaksisë korespodentja Zenepe Luka, një gazetare kurajoze që mbuloi nga afër fenomenin e firmave rentiere atje. Kishte intervistuar presidentin e kompanisë më të madhe piramidale Vehbi Alimuçaj. Ai kishte thënë prerë se ”VEFA do të blejë 30 avionë”. Si për dreq, intervista e botuar e ndezi edhe më shumë reagimin ndaj kompanive të fajdeve. Helikopterët e pablerë ishin kthyer në bumerang për firmat e fajdeve. Kreditorët filluan të ngrinin zërin, se “jo vetëm po na marrin lekët, por dashkan edhe avionë e helikopterë!”. Natyrisht që gazeta nuk kishte asnjë faj për këtë lajm, që pati efektin e benzinës mbi zjarrin që po ndizej.

Situata po bëhej edhe më e rëndë. Gazeta, mes gjithë kësaj katrahure pasqyronte me shpejtësi e me kurajo gjithçka ndodhte. Budallallëku i kësaj sëmundje shkonte edhe deri në çmenduri, të cilat ia vlen të kujtohen edhe sot; me datë 11 janar, në krye të faqes dy, korrespodenti ynë jepte lajmin se në vend që të kërkojnë lekët, njërëzit po vraponin tek sportelet e “Kamberit” për të futur lekë të tjera! Një njoftim i dhënë prej firmës rentiere, se “kush i fut lekët deri me 25 janar, do të marrë 20 përqind interes mujor”, kishte nxitur  kundërrjedhën për disa ditë, por që më vonë do të bëhej cunam në Vlorë. E pabesueshme. I them dy prej gazetarëve kryesorë, se kjo duhet verifikuar edhe njëherë para se të botohet. Ishte një lajm shumë delikat dhe duhej të ishim të kujdesshëm. Dërguam dy gazetarë të sektorit kronikë e politikë. Ata kishin qenë prezent kur një italian futi  250 mijë dollarë mënjëherë, ndërsa kaosi po vinte.

Një mori kreditorësh të tjerë i merrnin në firmat e tjera lekët dhe prisnin në rradhë për t’i futur prapë tek tjetër firmë, saktësisht tek “Kamberi”. Çmenduri totale, sindromë kolektive më saktë! Një lajm i transmetuar nga “Zëri i Amerikës “ se janë zhdukur 130 milion dollarë nga Vlora me një skaf, e ndezi edhe me tepër flakën që rrinte e tulatur tek sportelet e firmave. “Na ikën lekët!”, ulërinin kreditorët pas lajmit të radios amerikane. E kishte dhënë “Zëri i Amerikës “! Ishte lajm që i vuri zjarrin fitilit, që herë ndizej e herë fikej, deri në atë kohë. Policia ishte në gaditshmëri totale. Edhe redaksia jonë gjithashtu ishte në gatishmëri, por në terren e kudo për të qenë të saktë e të parët në çdo gjë. Ben Blushi ishte truri i gazetës. Gazetarët e Tiranës si Martin Leka, Jonila Godole, Enton Abilekaj, Andi Bejtja, Skender Minxhozi, Alfred Peza, Emin Barçi, Zamir Dule, Henri Çili, Arban Hasani, Mimoza Dervishi, Zamir Alushi, Vladimir Prela, Ilir Gjoni, Bardhi Sejdarasi, Milto Baka, Roland Zili, Ilir Babaramo, Gezim Ashimi e një numër i madh korrespodentësh të punësuar apo bashkëpunëtorë, shkruanin dhe rendnin papërtim për të saktësuar gjithçka.

Rradha e artikujve në tavolinën e kryeredaktorit ishte sa për të nxjerrë dy gazeta në ditë. Ishte një situatë e jashtëzakonshme e ku asnjëri nuk ankohej për orarin e gjatë në punë. Dikush sillte një lajm, një tjetër intervistë, koment, lajm prapë, informacion; ishte si një koshere bletësh, si një udhëkryq i zhurmshëm, ku konvergonin fijet nervore të një shoqërie që po kalonte në kolaps të plotë. Tashmë kishim lëvizur përsëri me zyra. Vajtëm tek rruga “Qemal Stafa”, ose siç njihej më mirë, afër Shkollës së Kuqe. Aty erdhi edhe redaksia e “Sport Ekspres” me Fatmir Mënerin e mrekullueshëm, që ishte kryeredaktor tek kjo gazetë, e cila kishte lenë pas në tirazh median e dikurshme sportive.

Duheshin kompjutera për gjithë këtë armatë të madhe me gazetarë. Nuk ngurova e bleva, në mos gabohem, 25 kompjutera. Sejcili ishte i “armatosur” me një kompjuter. Nga tastierat e kompjuterit të Frrok Çupit dilnin artikuj të zjarrtë e të paarritshëm për kohën, por mundet edhe për sot, për kurajon, logjikën dhe mjeshtrinë e të shkruarit. Çupi ishte kthyer nga pak e përditë, në një frymëzim për protestuesit. Nuk mjaftonte llahtaria që po afronte me fajdetë, por pushteti kishte kohë edhe të sulej mbi Azem Hajdarin. Ndaj titulli i madh i datës 15 janar ishte “Fillon ferri për Xhaferrin”, dhe pak më poshtë vinte një tjetër titull; “PD përjashton nga grupi parlamentar Azem Hajdarin”. Kjo ishte vendosur në një mbledhje të Kryesisë së PD-së në mbremjen e datës 14 janar. Mesmuaji janar afron Blendi Fevziun me gazetën “Koha Jonë”, çka duket në editorialet dhe artikujt e shumtë në këtë periudhë. Ishte meritë e Blushit rikthimi i Fevziut.

Më 16 janar titulli kryesor i gazetës ishte “Dajak në vend të fajdeve”, i shoqëruar  me një tjetër informacion, se “Zeri i Amerikës” arreston Suden”. Policia merr urdhër dhe fillon të rrahë kreditorët. Edhe pa lekë, edhe të rrahur, kjo nuk shkonte! Ndizen gjakrat në popull. Tirazhi i gazetës me datën 17 janar, sipas shënimit në fund të faqes së parë, ishte 52500 kopje. Dhe shitej çdo gazetë. Në këtë ditë “Koha Jonë”del me një titull me supërgërma të mëdha : “Mbyllet “Populli” dhe “Xhaferri”, e shoqëruar me një nëntitull “ Vlora në rrugë kundër Qeverisë”. Gazeta shitet mënjëherë. Frrok Çupi, po atë ditë, boton një perlë me titull “Berisha ra, kush do të ngrihet ?!” Artikulli i Frrokut, na treguan korrespodentët , ishte blerë i fotokopjuar, se nuk gjendeshin më kopje në treg. Po na mbaronte letra në shtypshkronjë për botim. Nuk ishte parashikuar një furnizim i tillë me letër gazete. Shtypshkronja, ndërkohë, porosit maune të tjera me letër nga Bullgaria. Opozita, që me zor merrte frymë deri atë ditë,  kërkon dorëheqjen e Qeverisë Meksi. Edhe Neritan Ceka të njëjtën gjë thotë. Po këtë kërkonte edhe Azem Hajdari, por në një kontekst tjetër. Emin Barçi i merr intervistë Genc Rulit më datë 18 janar . Titulli i saj “Ruli: Fajdetë janë të paligjshme. Pasojat do t’i paguajmë të gjithë”, ishte analizë e një specialisti të nivelit të lartë në fushën e financave.

Opozita del në sheshe. Policia merr mburojat e shton më shumë shkopinj gome. Urdhërohen të pajisen me armatim shtesë. Po shkohej drejt përplasjes së madhe.  Me 19 janar ka të rrahur e të plagosur në Tiranë, nga përleshjet mes turmës e policisë.  Me datë 22 janar titulli i madh i “Koha Jonë” ishte “Xhaferri mbyll sportelet” dhe gazeta u shit që në mëngjez herët. U kthyem në shtypshkronjë për ta rishtypur këtë numër gazete. Sapo filluam me punonjësit e rrotativës së shtypit për të botuar një tirazh shtesë, ia mbërrijnë gjithë tërsellëm, një skuadër policie e disa shikas. Nuk e lejuan rishtypjen e gazetës. ”Boll e keni shtyp për sot! Tash po ju vjen rradha edhe ju, për t’ju shtypur kokën!” – thanë dhe na nxorën përjashta. Kërkesat për gazetën “Koha Jonë” po vinin në rritje çdo ditë. Ne botonim tirazhe të mëdha, transportonim, shpërndanim tek lexuesi, porse lekët nuk po na vinin nga pikat e agjensitë e shitjes së gazetave nga rrethet, përveç kryeqytetit. Nuk kishim ç’të bënim, duhej të prisnim derisa të qetësohej situata, për të mbledhur lekët e shitjes masive të “Koha Jonë”, e të paguanim prapë shtypshkronjën. Por situata më vonë  nuk u qetësua, siç e dimë të gjithë. Përkundrazi. Fejzi Bozgo drejtor i shtypshkronjës “Demokracia “ më thoshte “hajde e firmos, se borxhet e mosshlyerjes së këtij tirazhi gjigand po të rriten”. Unë firmosja me garanci se gazeta ishte shitur çdo ditë. Por lekët nuk po vinin nga rrethet, ndërsa gazertashitësit justifikoheshin “ka plasur rrëmuja e kemi frikë të udhëtojmë me lekë, për t’i sjellë në redaksi”. Sistemi bankar ishte inefiçent, me përjashtime të vogla, kur lekët arkëtoheshin nga ndonjë agjensi shitje. Administrata më qetësonte, duke më vënë përpara llogaritë me tirazhet shitura. Një grup arkëtimi që nisëm për Shkodër  edhe me shoqërues, për pak sa nuk i vranë, ndonëse iu morën lekët e arkëtuara nga shitja e gazetës.

Por financat ishin njëra anë e medaljes. Ana tjetër ishte misioni i madh i informimit. Sidomos në një moment si ai, kur populli kishte nevojë si ajri, që të dinte se ç’po ndodhte. Nuk mund të ndalonim me Blushin e të kufizonim tirazhin e gazetës, aq më tepër tani që lexuesit e donin aq shumë gazetën. Më 23 janar, një esse e Frrok Çupit me titull “Po kalon 001“, u përpi me një uri të madhe. E kishte fjalën për Presidentin. “Vizitorë” të përnatshëm po na vinin përreth redaksisë së gazetës. Të gjithë shikas, spiunë. Natën e datës 22 janar, teksa po ktheheshin për në shtëpi, Edi Rama dhe miku i tij Vladimir Myrtezai, ishin goditur e masakruar nga shikas. Edi Rama përfundoi në spital me fraktura të rënda në kokë e fytyrë, sa për pak nuk vdiq. Na lajmëruan në redaksi e nxituam për ta parë në spital. Pamja ishte makabër. Edi, si një div i shtrirë gjithë gjak, në prag-vdekje, në një shtrat të spitalit. Nuk kishte ilaçe kurkund për Ramën dhe Martin Leka nxitoi me një makinë, për të marrë ilaçe kundër tetanozit dhe dikur ia bënë. Edi shpëtoi. E tmerrshme, kishte filluar gjuetia e intelektualëve dhe njerëzve të medias. Më datë 24 janar, Fatos Lubonja boton një shkrim të madh në faqet speciale të gazetës, me titull “Të hatashëm përsëkeqi në diktaturë, të hatashëm dhe përsëkeqi në liri”. Ben Blushi, kryeredaktor i gazetës, më kërkon që gazeta e datës 25 janar të shtypej në 70 mijë kopje. E pyes se çka ndodhur dhe me thotë shiko shkrimet dhe titullin e madh të faqes së parë. Titulli ishte: “Lushnja digjet … Berisha krihet “ e nëntitulli ”Kavaja: Poshtë Sali Berisha “… Kishte dhe një njoftim në fund të faqes me të zeza: Nesër në Vlorë në sheshin e “Flamurit”! Rashë dakord që të rrisnim tirazhin dhe gazeta atë natë u shtyp në 65 mijë kopje, pasi shtypshkronja nuk kishte më tepër letër. Vladimir Prela, më datë 26 janar bën një editorial, duke u bërë thirrje në emër të gazetës, të gjithë protestuesve: “Mos shkatërroni”. Reportazhi i datës 26 janar i gazetarit Enton Abilekaj që kishte vajtur në Lushnjë për të ndjekur aktivitetin e zv/kryeministrit Tritan Shehu ishte i jashtëzakonshëm. Titulli ishte “Tritan Shehu peng në këmbim të gjeneralit” dhe nëntitulli “Lironi Rrapush Xhaferrin, ose Tritanin nuk e lëshojmë”. Ishte marrë peng zv/kryeministri. Gazetari Abilekaj na tregoi një peripeci drithëruese, se si kishin shpëtuar pa u masakruar nga policia e SHIK-u. Lushnja u dogj.  Edhe Berati filloi djegien. Po vinte e keqja e madhe.

Më datë 29 janar krijohet “Forumi për Demokraci”, ku u bashkuan opozitarë e  disa parti të formacioneve të djathta. Në mbrëmjen e datës 31 janar më vjen në zyrë Azem Hajdari. E mbaj mend atë natë, pasi lidhet me çka ndodhi me 2 shkurt me Azemin, kur bodygardët e Presidentit Berisha e kishin kapur me forcë, a thua se kishin kapur një terrorist. Azemi ishte lideri shpirtëror i të gjithëve.

-Nikoll! – m’u drejtua Azemi – Për nesër dua një lajmërim të madh, në faqe të parë, për pasnesër – tha dhe me shikoi në dritë të syrit. Azemi kishte qenë pranë gazetës “Koha Jonë” në ditët tona më të vështira. Dhashë porosi të botohej çka donte Azemi.

-Ben!- iu drejtova Blushit, pak më pas në redaksi – Faqose në faqe të parë të gazetës çka të dojë e ku ta dojë Azemi- thashë, kur i shikoj të dy duke qeshur.

-E kemi faqosur me kohë, por donim edhe lejen tuaj! – tha Blushi. Lajmërimi thoshte se Azem Hajdari, si shef i Këshillit Kordinues të Levizjes Sindikaliste, bënte thirrje që me datë 2 shkurt tek stadiumi “Dinamo” të thirrej një protestë paqësore kundër Qeverisë Meksi. Qeshëm të tre dhe dolëm për një kafe bashkërisht. Ishte një kafe e vogël, afër redaksisë. Sa herë hynim në atë lokal, me Benin, vinte një treshe shikase që na bënte roje.

-Nikoll! – m’u drejtua gjithë seriozitet Azemi, duhet të bani kujdes; ti, Frroku dhe ti Ben! Mos lëvizni vetëm e sidomos natën. Ju ka shumë qejf SHIK-u dhe nuk dihet se çfarë po kurdisin ata – tha ai. Dhe iku. Natën bëhej gazeta, derisa shkonte për botim. Kjo ishte natyra e punës tonë dhe nuk mund ta ndryshonim. Shtuam rojet në redaksi. U detyrova të vendos roje edhe në shtëpi, kurse Benin e përcillnim deri tek dera e banesës së tij, me një tjetër roje që punësuam vetëm për kryeredaktorin. Ishin kohë shumë të këqija. Siguria e stafit të gazetarëve kushtonte, po kush pyeste për paratë në një situatë ku rrezikohej jeta.

31 janar 1997, Sandri më shet 40 % të aksioneve

Ndërkohë që Ben Blushi drejtonte gazetën në kushte lufte, ortaku im Aleksandër Frangaj me disa të tjerë po projektonin një media të re. Me 31 janar Sandri më thotë se dua t’i shes  40 përqind të aksioneve të gazetës “Koha Jone”. E pashë njëherë dhe mu kujtua Spartak Ngjela në atë korrik 1992, kur i fala Sandrit 40 për qind të aksioneve. Nuk kisha lekë në janar 1997, pasi ishim në kushte bllokade nga shteti.  I thashë ta mendoj. Shkova e takova disa miq biznesmenë. Nuk jepnin. Ishin të frikësuar nga ngjarjet politike dhe rremuja. E takova prapë Sandrin dhe i kërkova që të mos ngutet, sepse mund të punojmë bashkë. Ishim bashkëpronarë. Kishim punuar në kohë të vështira bashkërisht. Por ai e kishte ndarë mendjen. Me tha si me të qeshur se po t’i shes ty, sepse nuk dua t’ia  jap dikujt tjetër që nuk do të vijë mirë. Më dogji paksa. Kujt do t’ia shiste aksionet e gazetës, nëse nuk i merrja unë. Po më mundonte brenga se cilin po më sjellë ortak në median që e kisha themeluar vetë. Ndërkohë ngjarjet në Tiranë e Vlorë po acaroheshin mes pushtetit dhe popullit. Po ndizej revolta popullore.Se mos sjellë ndonjë ortak nga këto që janë të rrezikshëm, thashë me vete dhe u dorëzova. E takova dhe i thashë “PO”.

-Po sa do t’i blesh?- insistoi ai.

-Sa të kem !- u përgjigja. Por ai nuk pranoi. Kërkoi një shifër të madhe, për atë kohë. Plus shumës cash donte edhe një faqe reklamë në gazetë,që të sillte reklama e lekët të kalonin për llogari të tij. Për një vit rrjesht e donte faqen për reklama. U dorëzova. Shkova tek një biznesmen të cilit nuk doja t’i shkoja, realisht. Më tha “nuk kam”. U solla dhe iu përgjigja se nuk mund t’i gjej këtë shumë dollarësh që më kërkon.

Atëhere  më ofroi t’i firmos kontratë borxhi në shumën 70 mijë dollarë plus 30 mijë dollarë reklamë, pra fiks 100 mijë dollarë. Firmosa kontratën sikur i kisha marrë borxh dhe do t’ia shlyeja brenda kohës së përcaktuar. Në të kundërt do të paguaja përqindje interesi për vonesën. E firmosa dhe pagesën e shumës që kërkoi . Duhej të paguaja pjesë-pjesë, sipas kontratës. E noterizuam me numër kontrate rep.232 dhe nr.51 kol tek noterja Leonora Halili, ora 11.00, datë 31 janar 1997.

U ktheva në punë dhe nuk i tregova Ben Blushit për dollarët që i firmosa Sandrit. Ndërkohë një faqe gazete ishte e bllokuar për reklamat e përditshme të Sandrit. Dyshoi Blushi e më tha se “çfarë ke bërë?”. I tregova. U shastis.

-Ore je në vete? Ke nevojë të vizitohesh Niko !- më tha dhe sillej nëpër zyrën time duke pirë cigare.- Ore e di se i ke dhënë shumë dollarë, sa nuk je në terezi ! Na rrezikon edhe neve punën në gazetë!- fliste kryeredaktori. Pas gjysëm ore e kishin marrë vesh Ilir Gjoni e Vladimir Prela. Ndërkohë unë u shpjegova se ai kishte qenë në burg për gazetën, se kishte punuar sa asnjëri tjetër, se duhet kuptuar mosha e tij, etj. Por nuk ngjiste ajo që tregoja.

Ai iku nga bashkëpronar i “Koha Jone”, kurse unë mbeta në punë me Blushin e të tjerë.

-A kemi lekë për  rrogat?- pyeti Blushi sepse ishte 31 janar e me datë 5 shkurt gazetarët donin pagat e muajit. Gazetarët i morën rrogat diku nga fundi i shkurtit.

Ndizet keq situata politike

Me datë 3 shkurt, Vladimir Prela e Ilir Gjoni më kërkuan për të botuar edhe një gazetë “Koha Jonë” në gjuhën angleze, pasi kishte shumë të huaj në Tiranë që donin të dinin në gjuhën angleze se çfarë ndodhte. Ndërkohë gazetarin tonë në Korçë Roland Beqiraj, e mbanin në qeli kot së koti, vetëm se punonte për “Koha Jonë”. Ishte dita e tetë që e mbanin të izoluar në qelitë e policisë. Protestuam, por as që dëgjonte njëri. Me datë 4 shkurt dolëm me një editorial në mbrojtje të tij. Erdhën nga ambasada amerikane për t’u interesuar. Një nga të ambasadës, që kishte dhe një zyrë tek ish-Piramida, pyeti nëse mund të vinte përditë në redaksi për të na ndihmuar në këto kohë të vështira, pasi prezenca e tij mund të largonte shikasit, që të mos na rrihnin gazetarët. Dhe në fakt “njeriu amerikan” nisi të vinte shpesh. Nuk e di nëse ishte i CIA-s, por dikush nga stafi thoshte se është pikërisht i tillë.

Ndërkohë , nuk e di se si nga na mbiu ideja, porse me Ben Blushin folëm për të bërë numrin e parë të “AKS”-it si revistë, me 86 faqe dhe që do të botohej një herë në muaj. Blushi më propozoi kryeredaktor të revistës “AKS” Blendi Fevziun. E njihja Blendin, njëherë e kisha emëruar kryeredaktor të gazetës kur mu prish paksa qejfi me Sandrin. Por pak ditë mori karriken e kryeredaktorit, sepse riktheva Sandrin.

Me datë 5 shkurt dolëm në faqe të parë me këtë lajmërim. Nuk vonoi dhe Aleksandër Frangaj më vjen e më takon. Më thotë se donte, edhe ai,  një lajmërim në faqe të parë, pa lekë, për botimin e një reklame për një reviste me emrin “Klan”. Nga stafi me thanë se duhet të paguajë për reklamën, por nuk pranova. Ia bëra falas, Sandrit. E faqosëm bukur, me dashamirësi, si dikur. Majtas ishte lajmërimi “Del revista e re “Klan”, e përjavshme, me pronar Aleksandër Frangaj, kurse në të djathtë  të lajmërimit të Sandrit, kryeredaktori Blushi vendosi lajmërimin tjetër me titull “Më 1 mars revista “AKS” me kryeredaktor Blendi Fevziun.” I thashë Benit se do të ishte më mirë që lajmërimin për revistën “AKS” të mos e nxjerrim në faqe të parë, e aq më shumë afër lajmërimit të Aleksandër Frangajt, por Blushi më përgjigjet, në mënyrën e tij ironike se “shkojnë shumë bukur afër njëri tjetrit Sandri me Fevziun “. Suad Barbullushi punonte për gazetën “Sport Ekspres” në katin e parë dhe filloi faqosjen e revistës së re “AKS”, me Fevziun. Blushi me Fevziun donin ta zhvlërësonin revistën konkurente “Klan”. Ishin kaq të etur për këtë gjë, sa nuk u dilej përpara.

Më datë 6 shkurt dolëm me një supërtitull: “Vlora: Berisha në det“, ku u pasqyrua protesta e mbi 40 mijë vlonjatëve me datë 5 shkurt. Policia na e bllokoi vajtjen e gazetës në Vlorë, duke na hedhur tirazhin e gazetave të Vlorës në kanal e duke djegur furgonin e transportit. Sa më shumë na bllokonin aq më shumë na kërkonte lexuesi. Fill pas protestës së përgjakshme në Vlorë, opozita bën thirrje për miting në Tiranë me datë 8 shkurt. Titulli i madh i datës 7 shkurt u faqos që pasdite, e jo si  herët e tjera, vonë në darkë. Ishte me germë të zezë të madhe:  “Nesër: Tirana në miting”. Disa drejtues të PS-së na ishin lutur për ta futur në faqe të parë lajmërimin e organizimit të kësaj protese, e cila ishte planifikuar me datë 8 shkurt, ditë e shtunë. Blushi e kishte bërë gati gazetën për në shtypshkronjë e po dilnim. Ishte diku rreth orës 23.00. Tek dera po vinin me vrap nja dy drejtues të opozitës, një burrë i vjetër dhe tjetri mesoburrë. Emrin nuk po ua përmend për etikë. Na ishin lutur vetë, që para tre ditësh “aman botojeni në faqe të parë lajmin për mitingun e datës 8 shkurt”.  Ata na argumentuan se duam të bëjmë këtë protestë dhe do të hyjmë në negociata më pas, për një Qeveri Teknike, në mënyrë të ndalet gjakderdhja e të gjejmë mënyrën për t’iu kthyer lekët kreditorëve. Ishte paksa absurde logjika e tyre, se nuk funksiononte me Berishën, por gjithsesi nuk ua prishëm. E vendosëm ta botonim njoftimin. Natën e ditës së premte, një ditë para protestës, ne e kishim futur në qoshe të faqes së parë të gazetës lajmërimin e tyre, që do botohej ditën e protestës. Dy zotërinjtë e mësipërm mbërritën me një makinë të PS-së në redaksi dhe na dolën para të shqetësuar.

– Duhet të hiqni urgjent lajmërimin e protestës- na u drejtuan, të dy.

-Çka ndodhur? Ne po e nisim për në shtypshkronjë tani – u thamë, pa e rimenduar dy herë.

-Jo jo, hiqeni!- e ngritën zërin drejtuesit e opozitës.- Na kanë kërcënuar në telefon në shtëpi ata të SHIK-ut – tha njëri prej tyre, me syze.- Do të bëhet nami nesër ndaj hiqeni!

-Dakort! Po kthehemi dhe e heqim fare – i qetësuam dhe u kthyem në redaksi. Ata ikën të qetë e ne u ngjitëm në redaksi.

-Prishe faqen e parë!- i thashë faqosësit – Vendos gërmat më të mëdha të mundshme: ”Sot Tirana si Vlora“ dhe nëntitull: ”Merrni lule në vend të gurëve”. E nisëm në shtypshkronjë dhe dolëm me Blushin e të tjerë për të ngrënë darkë në ndonjë lokal. Porosita të shkonte tirazhi në 80 mijë kopje. Të nesërmen gazeta iku e përpirë nga lexuesi. Dhe kur populli e lexoi lajmërimin e opozitës në gazetë u mblodh në mënyrë masive.Pas popullit shkuan edhe drejtuesit e opozitës dhe folën. Kur miting kishte mbaruar ndoqëm jo pa ironi dy drejtuesit e opozitës, që na erdhën një natë më parë, të cilët ishin në hotel Tirana duke dhënë një intervistë për një televizion italian. Ne po pinim kafenë tek kati i tretë, kurse ata thonin, ndër të tjera se “…. E organizuam këtë miting me kurajo dhe pa frikë nga Berisha, si drejtues të opozitës së bashkuar …”!.

I pamë dhe ikëm në redaksi, duke kujtuar fytyrat e tyre të dhjera nga frika, të një nate më parë! Ata kishin organizuar një m.. të madh se lagën brekët nga frika. Ne ishim opozita e vertetë, pasi PS-ja ishte strukur. Ne u kthyem në zërin e njërëzve të thjeshtë që kishin humbur gjithçka, neve pushteti duke na sakatuar na bëri jo vetëm gazetarë kurajozë, por edhe opozitarë. Nuk mund të ndaheshin në atëkohë gazetari nga qytetari i revoltuar. Mundoheshim të ishim profesionistë, por ndjenja qytetare nga rrëmbente. Kishte edhe pasionin e kohës çdo shkrim në ato pak muaj, porse lajmi ishte lajm dhe nuk sajohej, kurrsesi. Ne kishim kurajon e çmendur se e thonim shqeto, pa frikë. Nuk e njihnim frikën.

Një ditë pas mitingut të 8 shkurtit dolëm me titull “Tirania shtyp Tiranën”. Në darkë, me datë 10 shkurt, shikas e policë të shumtë rrethojnë shtëpinë e Frrok Çupit. Po atë ditë në Vlorë ishte bërë nami. Ishin vrarë tre protestues e kishte mbi 140 të plagosur, raportonin korrespodentët tanë Zenepe Luka e Anilda Ibrahimi. Të nesërmen, më datë 11 shkurt në Vlorë, mbi 80 mijë veta morën pjesë në ceremoninë mortore të protestuesve të vrarë. Po bëhej keq e më keq. Qeveria nuk po jepte shenja dorëheqje, apo ndonjë sinjal për të gjetur një kompromis të madh kombëtar për krizën. Më datë 13 shkurt “Koha Jonë” del prapë gërma kapitale të zeza “Doktor, shko tek doktori “. Po atë ditë Frrok Çupi kap një intervistë të kryeministrit Meksi tek Euroneës, ku ndër të tjera, Çupi citon Meksin se “….Socialistët kërkojnë luftë civile, ne dhe populli jemi gati“. Dhe mënjëherë dalim me datë 14 shkurt: “Meksi : Gati për luftë civile” dhe një editorial të Frrok Çupit në lidhje me këtë thënie të tij. Më datë 16 shkurt plasim një titull “Me presh në shesh”, për një protestë të opozitës që injoronte pushtetin.

Ditë të tensionuara. Me datë 20 shkurt, titulli i madh i “Koha Jonë” është: ”VEFA, piramida shembet“ dhe një editorial i Blendi Fevziut “20 Shkurti na gjeti në rrugë”. Me 21 shkurt botohet një deklaratë e një grupi deputetësh e anëtarë të Keshillit Kombëtar të PD, ku kërkohet “krijimi i një Qeverie të shpëtimit publik”. Blendi Fevziu me datë 22 shkurt boton një artikull të shkëlqyer me titull “PD, nga mocioni tek mocioni”.  Reagimi amerikan erdhi prapë i ashpër kundër Presidentit Berisha, nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Me 26 shkurt botohet konferenca e shtypit e ambasadores amerikane Marizo Lino dhe pyetjes nëse ajo do të merrte pjesë në seancën parlamentare të datës 3 mars, për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ajo i përgjigjet prerë “Jo”.

Dy gazetarët tanë, ndër më të mirët, u nisën për në Vlorë. Kishin kaluar patrulla policie e shikas që po t’i kishin kapur, do t’i kishin pjekur të gjallë, që të dy. Ishin Frrok Çupi e Martin Leka. Me datë 1 mars dalim me një titull “Vlora mbytet në gjak “. Kronika dhe shkrimet nga Çupi e Leka ishin mbresëlënëse dhe drithëruese njëkohësisht. Tirazhi vetëm për Vlorën shkoi në mbi 20 mijë gazeta “Koha Jonë” në ditë. Furgonat që dërgonin gazetën atje, kalonin një mori peripecish, pasi në pjesën e Fierit e në drejtim të Vlorës, nuk na lejonte policia e sherbimi sekret të kalonim. Vetë vlonjatët ishin organizuar, me metoda “partizane”, që t’iu dilnin para shoferëve të furgonave, derisa e çonin gazetën në Vlorë.

Më 1 mars redaksia u rrethua krejtësisht nga oficerë të policisë, shikas dhe disa gardistë. Tentuan nja dy herë të hynin me forcë brenda në redaksi, por u ndeshën me rojet tona, të shumta. Punonim në katet e ndërtesës së redaksisë, por mendjen e mbaja tek dera e jashtme, pasi mund të hynin përsëri. Nuk kontrolloheshin më ata, ishin të gjithë të armatosur dhe nuk dihej se çfarë urdhërash kishin marrë nga shefat e tyre në pushtet. Tek pallati ku banoja, ndonëse kisha marrë masa mbrojtje, prapë rrinin pjesëtarë të policisë. Nuk e di nëse rrinin për të më mbrojtur, apo për të kundërtën .

Më 2 mars mbaruam gazetën me Ben Blushin dhe ikëm të gjithë në shtëpi. Gazeta kishte disa ditë që botohej me 82 mijë kopje në ditë.  Ishte kohë shtetrrethimi atë natë. Madje shtetrrethimi sa qe miratuar nga parlamenti, diku nga ora 22.00. Luftë gjithandej. Lëviznim të shoqëruar  me roje, bile të armatosur, pasi mund të na qëllonim shikasit ose  “ushtarët” e pushtetit, që kishin zbritur nga malet. Shkova në shtëpi. Ato ditë kishim dalë më thirrjen e Arben Imamit, i cili nga maja e tankut në Jug të vendit, kishte bërë thirrje për të rrëzuar pushtetin fashist të Sali Berishës. Titulli i madh ishte :”Berisha, duart me gjak!”.

U ula për të fjetur diku nga mesi i natës. Në udhën përgjatë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” ku kam shtëpinë, ushtonin zinxhirët e tankeve të Gardës dhe të Ushtrisë. Nuk më zinte gjumi. Edhe Natalia nuk flinte. Zinxhirët e tankeve uturonin mu përballë apartamentit tim. Me sa dukej edhe ata që ishin në tank e dinin se ku banoja, pasi tanku me një mitraloz sipër e drejtonte grykën nga dritaret e mia. Kishim fikur të gjitha dritat. Asgjë nuk pipëtinte, përveç tankut dhe një dialekti verior, me të cilin komunikonin civilët e armatosur. Edhe djali i madh, por që ishte 6 vjeç, nuk flinte. Iu ofrova dritares. Hapa paksa kanatën me kujdes. Tanku rrinte aty. Një pamje makabër. Gryka e gjatë e topit ishte diku afër dritares së dhomës së gjumit.

-Babi ! Do t’i vrasin gjermanët këta partizanët me tank? – më pyeste Elvisi, djali 6 vjeçar.

-Po. – i përgjigjesha dhe mundoja ta largoja nga cepi i dritares. Ne ishim në errësirë, kurse jashtë dukeshin në dritë të gjithë ata mbi tank. Ishin me dhe pa uniformë ushtarake.

-T’ju hedhim bomba si në film?- fliste djali dhe mua edhe më vinte edhe të qeshja, edhe të qaja.

Diku nga ora një e natës me bie zilja e telefonit të shtëpisë. I binte e binte, por nuk po e merrja. Isha mësuar se merrnin në telefon dhe shanin.Dikur e mora. Një zë përtej telefonit bërtiti:

-Shkërdhatë,ta dogjëm gazetën !-dhe mbylli telefonin.Mbeta shtangur. Mora Nestin, shoferin, i cili e kishte shtëpinë në katin e katër në pallatin ku banoja. Zbriti poshtë. I thashë bëj gati makinën se do të shkojmë në redaksi se më duket na kanë djegur gazetën.

-Jo, shef, po shkoj unë më mirë. Ti jo!-tha dhe u nis të merrte makinën tek hyrja e pallatit.

Me pas nuk erdhi më atë natë. E prita pa gjumë gjithë natën. Nuk po vinte. Nuk dija se çfarë po ndodhte. Mora në telefon Pashk Tushën, drejtor i policisë së Tiranës. Dikur mu përgjigj. Më tha se nuk di çka ndodhur, por atje nuk mund të çoj forca policie se është Garda e Republikës dhe SHIK-u që kontrollojnë dhe kanë disa tropojanë të armatosur që nuk janë pjesë e strukturave të shtetit. Kaq më tha Tusha.  Dikur u zbardh dita. Shkova me Emin Barçin tek zyrat e gazetës. Ç’të shikoje! Zyrat e gazetës ishin djegur totalisht. Nga dritaret dilte ende tym. Flaka digjte ende ndonjë tavolinë gazetarësh, paisje, dyer dhe objektet e tjera.Kompjuterat e gazetës ishin shkrumbuar. Nëpër koridoret e redaksisë së gazetës vinte erë e thartë tymi. Muret e hyrjes ishin qëlluar me armë. Nuk e di se çfarë lënde ishte lëshuar për t’i djegur, por ekspertët e policisë thanë më vonë se ishte përdorur edhe flakëhedhësja. Gjunjët nuk më mbanin. U ula mu tek shkallët e gazetës në hyrje. Plot njerëz kishin ardhur dhe shikonin të mërzitur. Nga ora 10 e mëngjezit mbërritën të gjitha stacionet televizive të huaja, të cilët ishin në hotel Rogner që prej fillimit të revoltave. Në hotel kisha strehuar që prej disa ditësh një grup gazetarësh të “Koha Jonë”, të cilët kërkoheshin nga SHIK-u për t’u rrahur apo vrarë. Faturat e hotel Rognerit ishin katastrofike për mua, por bëra një marreveshje me drejtuesit e hotelit që do t’i paguaja kur të kisha lekë. Hotel Rogneri ishte më i sigurti asokohe dhe natyrisht më i shtrenjti. Një ishull qetësie e sigurie, në një arenë të vërtetë çmendurie e terrori. Aty kishte trupa të huaja ushtarake që ruanin hotelin dhe horrat e pushtetit silleshin tek dera e jashtme.

Nga ora 11 erdhën të gjithë gazetarët. Shumica nuk e dinin. Kishin ardhur për në punë, por gjetën zyrat e shkrumbuara nga policia sekrete e asaj kohe. Hynin nëpër zyra. Kërkonin kompjuterat e tyre, por gjenin shkrumb dhe erën therëse të tymit. Donin të merrnin të paktën ditaret e punës së tyre, arkivin dhe sendet personale, por tavolinat ishin djegur. Pyeta policinë nëse dinin gjë për shoferin tim dhe rojen e zyrave të gazetës, të cilët kishin humbur që në mesnatë. Ngrinin supet.

Erdhën ambasadat e huaja për të parë kasaphanën. Ju kërkuam të bënin presion mbi pushtetin, që të gjente shoferin tim Nesti Nikolla dhe gazetarin Zamir Dule  që flinte në bodrumin e gazetës, pasi nuk kishte lekë për të fjetur gjëkundi, si dhe rojen e gazetës. Shoferin e gjetën në komisariatin numër tre, Zamir Dulen e sollën të copëtuar nga rrahjet e oficerave të SHIK-ut, e më pas e kishin futur në qelitë e këtij komisariati. Zamiri flinte në një dhomë në zyrat e gazetës. Në polici e kishin masakruar. E rrahën dhe e mbytën me grushta në komisariatin e policisë së Tiranës, vetëm se punonte për gazetën “Koha Jonë”. Rojen e godinës e gjetën diku nga mesdita të lidhur në malin e Dajtit. Tmerr dhe masakër mu në mes të Tiranës. Kjo është diçka e padëgjuar, më thoshte një gazetar i stacionit televiziv gjerman ZDF. Gazeta nuk doli në treg për 45 ditë. Më në fund shteti ja kishte arritur qëllimit të shuante zërin më të fuqishëm mediatik. Më çfarë ta nxirrnim gazetën? Zyrat na ishin djegur. Kompjutera nuk kishim më. Frika shoqëronte cilindo prej nesh, nën kërcënimin e armëve dhe shantazhin e shikasve. Atë mesnatë dhe ditën e 3 marsit 1997 nuk do ta harroj gjatë. Jeta ime, e kolegëve të mi, por dhe e gjithë shqiptarëve, kishte ndryshuar një herë e përgjithmonë.

Pas një ndërprerjeje të gjatë mosbotimi, me datë 12 prill ridolëm në treg. Ndërkohë kishin ndodhur shumë gjëra gjatë këtyre 39 ditëve. Ishte rizgjedhur President nën shtetrrethim Sali Berisha, ishte krijuar Qeveria e Pajtimit Kombëtar me kryeministër Bashkim Finon, ishin vrarë e plagosur qindra vetë në të gjithë vendin, ishin hapur e plaçkitur depot e armëve, bazat ushtarake dhe tashmë populli shqiptar ishte një popull i armatosur rëndë. Shqipëria nuk ishte më ajo e para datës 2 mars.

Gjatë këtyre ditëve ndërprerje të botimit, u mundova të gjejë ndihma për të marrë kompjutera për redaksinë. Nuk na dha askush. Fatmirërisht një botues italian, Nicola Grausso kishte parë në televizionet italiane redaksinë e djegur. Dhe papritmas pamë të mbërrinin kompjutera e një printer për gazetën. Ndërkohë filluam punën në një prej dhomave të shtëpisë time dhe në koridor. Në dhomën tjetër gumëzhinin dy djemtë e mijë duke luajtur e bërë zhurmë, si fëmijë të vegjël. Punonim për të nxjerrë numrin e parë, pas ndërprerjes. Numri i parë, pas djegies së redaksisë së gazetës doli me titullin “ 44 deputetë kundër Berishës” si dhe me një intervistë të Kryeministrit të ri Bashkim Fino. Ndërsa po në këtë numër Mimoza Dervishi botoi një reportazh nga Jugu i Shqipërisë. Me datë 13 prill dolëm me titullin e madh “PD, ora e thikave të gjata”, pasi kishte plasur sherri e ishte shtuar lista e deputetëve demokratë kundër Berishës. Gjithashtu  botuam planin ushtarak të sulmit kundër Jugut të vendit, të hartuar nga Këshilli i Mbrojtjes.

Stafi i gazetës i botuar në faqen e fundit, pas djegies me 3 mars, e ridaljes në treg me datë 12 prill, ishte ky: Ben Blushi kryeredaktor, zv/kryeredaktor dhe shef i sektorit politik Martin Leka, shef i editorialeve Skënder Minxhozi, shef i sektorit ekonomik Emin Barçi,  shef i kronikës Zamir Alushi, koordinator i rretheve Bardhi Sejdarasi, shef i kulturës Arban Hasani, shefi i sportit Tritan Kokona. Pa harruar Frrok Çupin, i cili ishte gjithçka për gazetën. Gazetarët Alfred Peza, Henri Çili,  Enton Abilekaj, Mimoza Dervishi, Gavrosh Levonja, Ilir Babaramo, Jonila Godole, Vehab Kaba, Milto Baka, Linda Spahia, Kadri Vokopola,etj vazhdonin të mbanin rubrikat me lajme. Kurse në Jug, Aleksandër Çipa ishte gazetari më virtuoz dhe i kudondodhur. Nga Vlora shkruante e guximshmja Zenepe Luka.Nuk dua të harroj dhe një numër korrespodentësh, jashtëzakonisht guximtarë e profesionistë, në të gjitha qytetet e tjera, të cilët mbetën për mua legjendarë.

Me 15 prill,në Shqipëri fillon zbarkimin e madh operacioni “Alba”, me ushtarë të huaj. Me 18 prill botohet dita e zgjedhjeve të reja parlamentare; 29 qershori. Ishte rënë dakort nga partitë politike, por akoma Presidenti Berisha nuk po e dekretonte. Vazhdonim në atë redaksi, ku tymi e djegiet nuk ishin pastruar ende. Nuk donim të rrinim në atë vend që na sillte kujtime të këqija, por nuk gjenim vend tjetër të shkonim. U solla gjithandej. Asnjë nuk na ndihmoi. Kishin edhe frikë, pas djegies që na bëri pushteti.  Nicola Grausso,  italiani shpirtmadh, mbërriti prapë në Tiranë. Më pyeti a lejohet radio private dhe i thashë se jo, por në këtë kaos gjithçka lejohet, aq më tepër kur flitet për të informuar publikun. Nuk vonoi e më solli për dy javë një transmetues me fuqi 1 kilovat e disa pajisje për radio lokale. Nga i djegur me gjithçka më 3 mars, nga fundi i prillit po bëhesha me kompjutera të rinj  për “Koha Jonë” dhe me një stacion radio. Me 22 prill paralajmërova në faqe të parë se do dilnim si gazetë edhe me një stacion radio private. Po ku ta montonim radion? Askurkund nuk gjenim apo edhe kur na jepnin nuk kishte garanci  jete. Fola me Natalen, bashkëshorten, se si mund të kthejmë dy dhoma  gjumi të fëmijve në zyra pune. Fatmirësisht kisha dy hyrje apartamentesh dhe i kisha bashkuar në një. Dhomën e djalit të vogël, Julit e përshtatëm si stacion radio. I vumë emrin radio “KOHA”. Filluan punë dy teknikë radioje, Diku dhe Flutura ishin teknikët e radios, kurse folësit ishin Alban Dudushi e Ilir Gjini, të dy aktorë. U bënë edhe redaktorë. Dolëm në transmetim në kanalin FM 98.10 MHz.

Shtëpia ishte kthyer në redaksi. Krejt e vertetë kjo, aq sa kur shikoj sot kasetën e filmuar në ato momente nga operatori Esat Çuçllari, rrënqethem e emocionohem pa masë. Mundet që një ditë, me këto kaseta që kam ruajtur nga viti 1992, të dalë një dokumentar televiziv brilant. Pasi janë rrethana që sot, duken surreale dhe të papërsëritshme. Në koridorin e shtëpisë vendosëm korrektoren, sekretarinë telefonike me rrethet, për të marrë informacione nga korrespodentët e gazetës. Faqosja e gazetës bëhej në cep të kësaj dhome në formë ”redaksie” nga Manjola Hyka, e cila mbetet, pas Suad Barbullushit, më e mira e më dashamirësja e gazetës. Ishte dhe Suela Bushi, një faqosëse e shkëlqyer që punonte prej vitesh në gazetë.

Ben Blushi mblodhi stafin e gazetarëve në këtë dhomë-redaksi dhe më pas shkrimet bëheshin në klubin e Lanit në lagje ose kudo ku gjenim vend. Gazetarët i sillnin shkrimet me disketë tek Manjola. Blushi i redaktonte në këmbë, se nuk kishte tavolinë për të. Ishte kohë shtetrrethimi e duhej që gazeta të dorëzohej në shtypshkronjë para orës 18.00, pasi të qëllonin ushtarët dhe shikasit. Para se faqet të dërgoheshin në shtypshkronjë, duhej konsumuar një procedurë thjesht qesharake. Me ligjin për gjëndjen e jashtëzakonshme, kishte hyrë gjithashtu në fuqi edhe censura. Shkrimet, artikujt e gjithçka që do të botohej, duhej të shkonte e të kontrollohej paraprakisht nga komisioni i censurës në Prefekturën e Tiranës! Situatë më qesharake zor se gjendej. Duhej të merrnim leje me shkrim nga ata për çka botonim, por realisht asnjëherë nuk i pyetëm. Kështu vazhduam punën në terror e lodhje, bile në stërmundim.

Natën e datës 26 prill, ditë e shtunë, më erdhën në shtëpi rojet personale të Gardës që ruanin kryeministrin Bashkim Fino. Gazeta , të nesërmen dilte me një titull të madh “Nesër, 20 qytete në rrugë “. Ishte thirrje e qytetarëve për të detyruar Presidentin të dekretonte ditën e rënë dakort nga të gjitha partitë për zgjedhjet e reja politike, datën 29 qershor. Siç thashë, në ditët e gjendjes së jashtëzakonshme, materialet e gazetës për botim në shtypshkronjë çoheshin para orës 18.00. Siç duket dikush kishte raportuar tek SHIK-u për këtë titull të gazetës. Apo nuk kishte shikas ngado ku ishte “Koha Jonë”! Kryeministri Fino më kërkonte në zyrë.

-Të kërkon Kryeministri në zyrë! – më tha një trupmadh me ca mustaqe e me dy pistoleta, njëra krahëqafë e tjetra në brez. Ndërkohë pak më parë se të mbërrinte Garda tek unë, më kishte marrë në telefon nga sekretaria  e Kryeministrit. Më tha se duhet të vini në zyrën e Kryeministrit Fino për një problem. Edhe e besova, edhe jo! Thashë mos është ndonjë rreng për të më nxjerrë jashtë shtëpisë. Kishte mbi dy orë që kishte hyrë orari i shtetrrethimit. Bashkim Finon nuk e njihja përsonalisht. Ndërkohë kisha lajmëruar makinën time si dhe tre truprojat personale, Myslimin, Bardhin dhe Apostolin, të cilët më ruanin çdo ditë sapo kaloja pragun e shtëpisë. Hipa në makinën që më kishte dërguar Kryeministri. Nga pas na ndiqnin dy makina policie dhe makina ime me tre truprojat personale. I kisha thënë Myslimit se nëqoftëse makinat devijonin jo për në Kryeministri, por diku tjetër, aq më tepër në zona problematike, atëhere ke dorë të lirë. Dhe “dorë e lirë”, ato ditë, ishte futja në punë e armëve! Ishin ditë të rrezikshme, ndaj vigjilenca duhej. Ishim gazeta më e madhe në vend. Bile ishim edhe opozita reale e pushtetit. Kishim pasqyruar si media gjithçka ndodhte, porse që prej muajit dhjetor ’96  i kishim bërë thirrje hapur pushtetit të PD-së, që të ulet tek arsyeja e jo të përdorte dhunën, mashtrimin, forcën, armët. Në situata të tilla nuk ishim vetëm gazetarë, por edhe qytetarë. Edhe reagonim, edhe protestonim duke shkruar, kur shihnim  se si po rrokullisej në humnerë Shteti, populli.  Ndaj nuk ishim të parëndësishëm!  Sapo hymë në oborrin e Kryeministrisë, ngjitëm shkallët nëpër ca koridore pafund. Kudo roje me automatikë. Hyra në zyrën e kryeministrit Fino. Në fund të një salle të madhe ishte tavolina e tij. Afër tij rrinte, ulur, edhe një burrë i thinjur.

-Përshendetje zoti Lesi!- m’u drejtua Bashkim Fino. Ishte bërë në pak ditë një person shumë popullor. I dhashë dorën, ai tjetri me zor ma dha zgjati dorën – E di pse të kemi thirrur? – filloi direkt kryeministri.

-Jo!- u përgjigja.

-Gazeta “Koha Jonë” do të bllokohet tani në shtypshkronjë dhe do të sekuestrohet e gjitha! – kryeministri Fino nxitoi të më drejtohej ashpër duke më parë në dritë të syrit. E kishte ngritur zërin më lart sesa gjatësia e trupit. Ai burri tjetër me thinja, uli kokën. Nuk e dija se ishte sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë dhe përfaqësues i PD. Ja kishin lënë pas kryeministrit që të raportonte tek Berisha. I hodha kryeministrit  një vështrim tangent dhe po mbushesha nga pak me zjarr.

– Ose bllokoje vetë tani krejt tirazhin e gazetës ose dërgova gjithë policinë ta marrin!- foli prapë kryeministri, por kësaj rradhe me ton të egër. Dukej se kërkonte të dukej i tillë.

-Atëhere më dëgjo mua!- ia ktheva – Provojeni e bllokojeni gazetën se do të bëhet nami! – bërtita, e bëra të dilja nga zyra.

-Ore unë të arrestoj tani, mu këtu në zyrën time!- bërtiti me aq sa kishte fuqi Fino dhe u ngrit nga karrigia e kryeministrit. Burri me flokë të thinjura u zbeh, mbaroi krejt nga frika.

– Të lutem me ngadalë zoti kryeministër! – foli më në fund i panjohuri, ai që rrinte pas kryeministrit e që ishte spiuni zyrtar i Presidentit Berisha.

– Provoje! Por mbaje mend se çfarë do t’ju bëj! – fola dhe unë me nerva. As që doja t’ia dija për kërcënimin e tij. Isha mësuar tashmë me shantazhe e kërcënime.

-Do të arrestoj !- prapë bërtiti kryeministri – Nuk mund të prish Qeverinë për artikujt e gazetës dhe kokëfortësinë tuaj e të atij Ben Blushit. Kam marrëveshje me Berishën për të bashkëqeverisur e të shpëtojmë kombin – foli , por këtë radhë me një ton zëri, sikur donte ta dëgjonin edhe të tjerët. Ai burri që rrinte ulur, bëri të dalë jashtë zyrës së kryeministrit. Doli ai dhe papritur Bashkim Fino m’u afrua e më tha duke qeshur – Iku ai për t’i raportuar Presidentit Berisha se ne po zihemi e se unë po të arrestoj – tha shpejt e shpejt e qeshi. Më sqaroi se ai ishte përfaqësuesi i PD në Kryeministri.

– Edhe sa kopje keni për të shtypur në këtë moment? – më pyeti kryeministri dhe shikonte nga dera.

-Besoj se duhet të jenë shtypur mbi 50 mijë kopje – iu përgjigja .

-Ok, të nisen e të dalin nga shtypshkronja makinat e transportit për rrethet si Vlorë, Fier, Gjirokastër, Korçë, Durrës dhe Tirana. Të tjerat do t’i bllokojmë! – foli dhe papritur e rriti volumin e të folurës. Po vinte tek zyra e kryeministrit, prapë ai burri. Kishte raportuar lart për sherrin tonë. Në çast filluam prapë sherrin e të bërtiturat.

-Sillni urgjent Gardën e rojet! Arrestojeni! – ulëriti kryeministri, ndërkohë që hyri ai burri prapë në zyrën e kryeministrit.

-Po shkel të drejtën e medias për informim! –  e ngrita unë zërin. I panjohuri mbeti si i shushatur, kur hynë  dy roje të Finos.

– Aman mos bëni kështu ju lutem! Nuk ke pse ta arrestosh zoti Kryeministër . Do të bëjë namin ky Lesi! – ndërhyri burri i PD-së – Do na ngrejë popullin me gazetën e tij – i lutej ai Finos.

-Epo nuk po të arrestojmë! Por gazeta do sekuestrohet! – m’u drejtua Fino. Më nxorën jashtë zyrës së kryeministrit. Në oborr u futa tek makina ime. Dy makina policie më shoqëruan prapë për në shtëpi. Ndërkohë gjysma e tirazhit ishte shtypur e kishte dalë nga shtypshkronja.

Kur jemi takuar në parlament, në shtator, Bashkim Fino qeshte me lot nga loja që luajtëm, sidomos në pjesën e dytë. Gazeta u shpërnda gjithsesi atë natë të 26 prillit 1997. Po punonim në kushte jashtëzakonisht të vështira si gazetë, pa zyra, kishim disa javë që kishim ridalë, pas djegies, e punonim në shtëpinë time. E kishim kthyer në redaksi dhomën e fëmijëve. Ngjarja e djegies së redaksisë së gazetës më të madhe “Koha Jonë” kishte zgjuar në Europë e jashtë saj, në fondacionet mediatike e shoqatat e medias, dëshirën për të financuar një shtypshkronjë të re dhe ndihma. Vetëm për gazetën “Koha Jonë”. Unë kisha dëgjuar, por zyrtarisht nuk më kishte ofruar njeri ndonjë ide konkrete. Gazeta duhej të dilte çdo ditë, të transportohej, të shitej, lekët nga rrethet nuk kishte Zot që i mblidhte në këto muaj lufte e kaosi./Marrë nga Koha Jonë Online

Rrëfimi prekës i Fiorit të “Fiksit”: Më dhemb shpirti nga kjo pamje!

$
0
0

fioriiaNga Fiori Dardha

Me dhemb ne shpirt kjo pamje!

Prinderit e mi bejne kete pune, jane shites ambulante. Fale punes se tyre te palodhur une e ime moter jemi rritur, shkolluar e na eshte plotesuar cdo deshire e moshes.

Dikur me vinte turp te tregoja se mami del me nje karroce e shet fruta-perime. Ndjehesha e kompleksuar nga ky fakt e me dukej sikur miqte do me shmangnin. Mendesi adoleshentesh!

Sot eshte krejt ndryshe! Une ndjehem krenare per te! Vetem puna nuk eshte turp.

Prinderit e mi vazhdojne te bejne kete pune, edhe pse une insistoj qe ata te mos punojne me. Punojne sepse pensioni nuk u del, sepse nuk duan qe te na behen barre, sepse jane mesuar me pune.

2 jave me pare u ndesha me syte e perlotur te mamit tim, pasi kishte marre nje gjobe nga punonjesit e policise bashkiake. Nxitoi madje ta paguante per te qene ne rregull me shtetin.

Me tregonte sesi 3-4 punonjes policie e kishin rrethuar e i thonin se duhej te ndjehej me fat qe po i vinin vetem nje gjobe dhe nuk po i sekuestronin peshoren e mallin.

Me tregoi sesi banoret e zones qe e njohin i kishin dale ne mbrojtje, duke u thene punonjesve te policise se ime më eshte nje grua korrekte, qe nuk shqeteson askend, qe e pastron dhe e sistemon vendin pasi mbaron punen.

Nuk jam kunder shtetit ligjor, por mendoj se punonjesit e bashkise, duhet te tregohen pak me tolerante me keta persona e te mos kalojne direkt tek ndeshkimi.

E them me bindje se shitesit ambulante jane shkelesit me te vegjel te ligjit ne kete vend!

Ka te tjere shkeles qe duhen ndeshkuar, nga ata duhet filluar.

Ju siguroj se askush nuk del me qejf te punoje ne shi, ne bresher, ne bore, ne te nxehtin pervelues te veres.

Nje gjobe iu kushton 3-4 dite pune.

Kjo pamje me dhemb shume!

Zonja ne foto nuk eshte mami im, por une ia njoh sakrificen! Une e di se c’ka ndjere ajo ne ato momente! Une e di qe ajo nuk e meriton kete lloj “terrori”!


“The Economist”: Shqipëria, vend lider i reformave në Ballkan

$
0
0

fasonRevista prestigjoze “The Economist” ka publikuar në numrin e saj të fundit një artikull prej tetë faqesh mbi Shqipërinë, të cilën e cilëson si “vendin që udhëheq reformat në rajonin e Ballkanit”.

Në artikull përshkruhen disa nga zhvillimet kryesore nga shtatori i vitit 2013, kur qeveria e re mori detyrën, duke u ndalur veçanërisht tek reformat, por edhe mundësitë që ofron Shqipëria në sektorë të ndryshëm.

Dy vite më pas, shkruan “The Economist”, tre reforma ekonomike të rëndësishme kanë nisur të prodhojnë rezultate shumë pozitive, reforma për rikthimin e qëndrueshmërisë makroekonomike dhe fiskale, reforma në energji dhe ajo administrativo-territoriale.

Këto tre reforma mund të jenë ajo çka Shqipëria ka nevojë për bisedime të suksesshme për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Revista ndalet edhe tek ajo çka Shqipëria ofron për investitorët dhe tek klima e biznesit.

“Me një ekonomi tregu në zhvillim, nivel të ulët të taksave dhe fuqinë punëtore të re, mosha mesatare e të cilës është 32 vjeç, të shkolluar dhe konkurruese, Shqipëria është vend shumë tërheqës për investime”, vijon revista.

Krahas reformave strukturore gjithëpërfshirëse, qeveria shqiptare është e vendosur të krijojë kushte të favorshme për investitorët në energjinë e rinovueshme, turizëm, agrobiznes, infrastrukturë dhe shërbime, vijon revista.

Por, përveç se udhëheqëse e reformave, “The Economist” nënvizon se Shqipëria po kthehet me shpejtësi edhe në një nga destinacionet më popullore turistike në Ballkanin Perëndimor.

Revista e cilëson vendin tonë si një “thesar të fshehur”, ku mund të gjesh site arkeologjike të harruara, peisazhe spekatokale të maleve të lartë dhe një vijë bregdetare mbresëlënëse që shkrin detin Adriatik me atë Jonian.

/ Top Channel

Kika “ja lyp”Çanit: I kam ofruar, besoj të më thotë po…

$
0
0

kika1Konkurrenti nga Kosova Kika i “Big Brother 8” ka vendosur të tronditë opinionin publik duke organizuar për herë të parë “Miss & Mister Pornostar”. Ka zgjedhur Vlorën dhe ditën e Pavarësisë së Kosovës, për të nisur këtë kompeticion që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

“Është e vërtet që unë vij nga Kosova, por unë të qenurit shou man e mora nga Shqipëria, nga djepi traditës dhe kulturës dhe se unë preka dy shtete. Vlorën e Ismail Qemalit dhe 17 shkurtin e Kosovës, kjo për t’u treguar njerëzve që edhe Ismail Qemali dhe pushtetarët kosovarë erdhën në këtë botë nga fryti seksual, nga pozicionet e bukura seksuale që prindërit e tyre i bënë në atë kohë”,- është shprehur ai.

Në një intervistë për “Bluetooth”, Kika, ka treguar se, çfarë do të përmbajë ky spektakël.

“Pse jo, do të ketë shfaqje seksuale edhe mes gjinive të njëjta. Konkurrentët i kam zgjedhur të bazë të talentit të tyre për seksin. I kemi testuar personalisht e jam marrë me këtë çështje dhe mendoj se do ta djegim mbrëmjen.

Flisni për porno, konkurrentët do të bëjnë seks në skenë, çfarë do të shikojë publiku përgjatë eventit?

Ata do të pozojnë nudo, do të bëjnë sikur po bëjnë seks aty, pranë fytyrave të njohura dhe do të jetë shumë joshëse. Ka shumë femra që janë të interesuara për të parë perfomancat e meshkujve në skenë, ashtu si ka edhe meshkuj që do ta ndjekin eventin, për të parë performancën e femrave nudo”,- ka habitur ish-banori i “Big Brother”-it.

Ndër të tjera ai rrëfen se ka zgjedhur Çanin si kryetar jurie, si njeri pro seksit, duke shfaqur edhe një tërheqje seksuale personale karshi drejtuesit të “Zonë e lirë”.

“Unë përzgjodha Çanin sepse është njeri pro seksit dhe e shoh shumë sensual, pse jo unë i kam ofruar edhe seks me mua, të jetë partneri im (qesh), por unë besoj se pas përfundimit të procedurave bashkëpunuese edhe Çani do të thotë po”.

“Daily Mirror”: Hashashi shqiptar financon ISIS-in

$
0
0

1453021013isismirrorMe titullin e fortë, “ISIS mbërthen rrjetin 4 miliardësh të drogës nga mafia, për të financuar fushatën brutale të terrorit”, gazeta britanike “Daily Mirror” e së dielës, shkruan se xhihadistët po përmbytin  Britaninë me kanabis nga fermat shqiptare të drogës.

“Shteti Islamik, thekson gazeta, po siguron para të thata për fushatën e saj të terrorit, duke kontrolluar fermat e kanabisit dhe duke dërguar drogën në Britani. Kalifati djallëzor ka shtënë nën kontroll operacionet e mafias me vlerë 4 miliardë dollarë për rritjen e marijuanës në malet e Shqipërisë”.

“Avionët privatë dhe anijet dërgojnë tek bosët e drogës në Itali prodhimin me vlerë 4 miliardë dollarë dhe këta të fundit e shpërndajne atë në Europë”,- shkruan “Daily Mirror”.

“ISIS i hyri kësaj tregtie të leverdisshme pasi shërbimet e sigurisë, ndërhynë ushtarakisht në selinë e mafias shqiptare në fshatin kodrinor të Lazaratit”,- thotë gazeta britanike.

“Jo vetëm që nuk i dha fund kultivimit të kanabisit, por sulmi policor i 2014 hapi rrugën për ekstremistët që të merrnin kontrollin. Ata tashmë rekrutojnë në atë zonë, shpesh nga vetë radhët e mafias”,- shtohet në artikull.

Gazeta citon ekspertin Dr. Marjan Nikolovski, i cili paralajmeron se “Britania është tregu kryesor për kanabisin shqiptar. ISIS është i përfshirë në prodhimin dhe trafikimin. Ndaj kushdo që blen drogë në Britani financon terroristët”,- citon gazeta ekspertin e sipërpërmendur.

Shkrimi nuk ofron ndonjë fakt konkret për të vërtetuar këtë pretendim, që duket shumë spekulativ për të qenë i vërtetë.

Faktikisht, Britania nuk është tregu kryesor i kanabisit shqiptar. Operacionet policore britanike të viteve të fundit kanë kapur kokainë dhe heroinë nga grupet kriminale shqiptare dhe jo kanabis.

Edhe ai kanabis i kapur, i kultivuar nga shqiptarët është kultivuar nëpër shtëpi të marra me qira në Angli e Uells dhe nuk ka qenë kanabis i ardhur nga Shqipëria.

Shkrimi i “Daily Mirror” bazohet në shumë të dhëna të vjetra dhe përgjithësuese, si për mafian shqiptare, ashtu dhe rekrutimin e xhihadistëve shqiptarë të dërguar në Siri dhe nuk ofron fakte bindëse dhe kokekforta për lidhjen mes drogës shqiptare dhe financimit të ISIS-it./ Top Channel/

Pas bujës së djeshme, Fiori Dardha tregon veten 16-vjeçe dhe një bisedë me Flamur Nokën

$
0
0

fioriGjatë ditës së djeshme, prezantuesja e emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, Fiori Dardha, tërhoqi vëmendjen e mediave të shkruara, pas një statusi të saj ku rrëfehej për jetën e familjes së saj, si dhe shprehte keqardhjen për masat shtrënguese të shtetit kundrejt shitësve ambulantë.

Folësja është bërë aktive në rrjetet sociale së fundi dhe në foton kryesore të shkrimit, ajo ka pozuar krah këngëtares dhe prezantueses Eneda Tarifa dhe në publikimin e fotos ka shtuar tekstin: “Me Eneden, qe do te na perfaqesoje kete vit ne Eurovision”.

Ndërkohë ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj të Instagramit kur ishte vetëm 16-vjeçe, përmes së cilës ka treguar se kjo ka qënë edhe hera e parë që ajo ka përdorur grim.

fiorii

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në shkrimin që i ka dedikuar sajti i Top Albanians për këtë gjë dhe të cilin Fiori e ka publikuar në Fb, ajo ka marrë një koment nga deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka.

Ish-ministri i Brendshëm i ka shkruar: “e qene nji grindavece ti qe nuk e ke pas shoqen”.

“Ashtu jam ende.  Te pershendes!”, – ia ktheu Dardha.

FlamurNdërkohë më poshtë gjeni linkun e mendimit të djeshëm të prezantueses, që u bë shkrimi më i lexuar në sajtin tonë, me mbi 8 mijë klikime, brenda më pak se 24 orëve:

Rrëfimi prekës i Fiorit të “Fiksit”: Më dhemb shpirti nga kjo pamje!

Çuli i përgigjet Berishës: Ja me kë kam luajtur poker nga PD

$
0
0

hervin-culiiiiHervin Çuli*

Saliu nuk rrinte dot pa folur. Saliu nuk la gje pa thene per mua. Ne permjerjen e tij te fundit ne fb, protagonisti jam une, banditi me i ri i kryeqytetit, drejtori i Rilindjes, kumarxhiu i pa permbajtur , hajduti qe mbush xhepat me leket e projekteve.

Faleminderit doktor, sa here qe ti me merr nder goje, çuditerisht njerzit kane me shume respekt per mua.

Aman Sali, mos harro te me permendesh edhe ne parlament se e kam fiksim. Por kur te me permendesh, sqaro edhe arsyen: pse nje bandit si une dikur kur ishe ne opozite e mbaje per keshilltar, dhe pse e therrite te parin per tu bere pjese e Kop-it!?

Apo atehere kur isha me ty nuk isha bandit Sali,kurse tani qe s’jam me ty, tak-fak u bera bandit. Dakort Sali, dakort! Po mos harro nje gje i shtrenjti im doktor, une kam shume defekte si njeri normal qe jam,por s’di qe deri me sot te kem goditur fizikisht dike. Madje, qe te me njohesh pak me shume se s’me njihke fare, jam krejt e kunderta, te betohem: jam nje frikacak qe u shmangem perleshjeve fizike. Qe ne femijeri keshtu kam qene, dhe me vjen turp per kete, por c’te bej,i tille jam, nuk ndryshoj dot. Ah, karakterin dhe nervin e kam te forte, nuk kam frike nga perballjet me jeten, me ty dhe me mizat qe te sherbejne.

Vetem mos harro doktor, pas ketij shkrimi mos nxit horrat qe te kane rrethuar perjetesisht te me telefonojne dhe kercenojne fizikisht si atehere kur erdhe ne pushtet dhe fillova te shkruaj per skandalet e qeverise tende. E mban mend, te kam telefonuar dhe ti kam thene me emer dhe mbiemer kercenuesit, e ti jo vetem qe si ndeshkove politikisht por i ngjite ne zenith te ministrise tende te perbrendeshme.

Kur te me permendesh ne parlament ne permjerjen e rradhes, me gojen tende te embel mjalte,mos harro t’i beshe me dije opinionit publik : pse kete njeriun antivlere (sic me quan ti ne permjerjen tende ne fb), kur e prezantove si njerin prej Kopisteve te famshem, e quajte regjisor i shkelqyr, ideator brilant per imazhin e ri te Partise Demokratike!? Apo kur isha ne Kop isha regjisor dhe personalitet i shkelqyr, kurse tani qe s’jam me ty, tak-fak u bera antivlere. Dakort Sali, dakort!

Pastaj Sali, mos harro te sqarosh opinion publik: pse nje ish-aktore e Teatrit Kombetar, pa ndonje vlere dhe kontribut ne kete institucion, deklaron krenare publikisht qe ne pune eshte futur nga bashkeshortja jote, me vetem nje telefonate urdheruese per ish drejtorin. Nejse, gjera qe ndodhin apo jo!Por une s’i bej dot keto, as kur nderhyjne njerez qe vetequhen gazetare te fuqishem e qe me kerkojne te punesoj aktore. E di qe rrezikoj te kem nje television te tere se bashku me ty kundra,por nuk e bej dot.

Kur te me permendesh ne parlament Sali,mos harro, se kumarxhiu i pa permbajtshem nuk ka ndroje ta pranoje publikisht se pokerin me letra i ka pelqyer ta luaje, eshte nje loje e shkelqyer psikologjike qe ne thelbin e vet ka kurajon, deshiren per te rrezikuar. Por mos harro Sali, se dikure kete loje e kam luajtur me miq dhe ish-miq si Edi Paloka, Arben Ristani, Sokol Olldashin e shkrete, kam luajtur dhe me Teodor Lacon dhe Sabri Godon (njerez te shquar te letrave), kam luajtur dhe me Andi Bejten apo Pandi Lacon dhe s’besoj se kemi bere ndonje turp. Une jam njeri me defekte dhe vese Sali, e pi dhe cigaren shume, edhe nje gote vere, me pelqen, here pas here kur mbaroj punen dhe provat. Jam njeri,jo shenjt si ty, dhe s’me vjen hic turp per kete. Nejse, tani qe more vesh dhe ca vese te tjera te mijat mos harro t’I vjellesh edhe ato nga ajo goja jote e embel mjalte.

Dhe se fundi i shtrenjti im Sali, une ne dy vjet si drejtor kam bere me pasion drejtorin duke hapur dyert per te rinjte me konkurse e merita, duke risjelle pulbikun ne Teater se e kishin harruar, duke bere ne nje vit shfaqje sa s’ishin bere ne 4 vjet ne qeverisjen tende Sali. Gjeta nje teater cope-cope, qe s’ke ku e mban, se asnje dore llac s’I kishe hedhur, tani te pakten po e meremetojme por dhe e kemi ngrohur si asnjehere Sali, eja ta shohesh se do kenaqesh. Por nxito, se edhe per nje vit kohe e ke kete mundesi, se do te transferohemi ne teatrin e ri, sic e meriton ky zanat qe shume nga ne e bejne me pasion e dashuri. Le qe ku vjen ti ne teater o Sali, aty ke vetem nje karrige si gjithe te tjeret e ti s’mund ta perballoshe dot kete.

Sa per projektet qe marr une Sali, ta kam thene, ta them sot e do e them prape: ne dy vite si drejtor, ndryshe nga drejtoret qe ke emeruar ti me pare, s’kam marre asnje qindarka pertej rroges si drejtor, kam bere nje rol si aktor pa pagese, dhe nje shfaqje si regjisor pa pagese!Keto jo vetem qe duhet t’I beja si artist ne rradhe te pare, por e kam per detyre (si çdo drejtor artistik ne bote) te perfaqesoj imazhin e institucionit qe drejtoj. Nejse, ku kupton ti dhe idiotet qe ke leshuar si lukuni ujqerish neper rrjetet sociale se si menaxhohet nje teater serioz.

Si perfundim Sali, aman, mos me harro ne parlament. Ose po pertove vete, thuaj te me permende pas gjyqit tim ne komisionin parlamentar, Pollos se Pollareve te famshem. Por thuaj Pollos se Pollareve te famshem,qe kur te flase,te mos harroje te fuse njeren dore ne xhep e tjetren ta valezoje kuturu, tamam si nje orator romak i thinjur nga pesha e mendimeve. Te perqafoj i shtrenjti im Sali.Perqafoje pak nga une dhe Pollon e Pollareve te famshem. Mezi po pres te te degjoj ne parlament.

Ah, se per pak harrova! Sali, meqe ke qejf te besh sikur nxjerr dokumente ku kujton se i kap mat njerezit, ti e di sic e dine gjithe funksionaret publike se nuk ka asgje te keqe te jesh pjese e komisioneve zgjedhore, s’eshte e paligjshme, por ne rastin tim Sali, thjesht une s’kam qene asnje here pjese e asnje komisioni zgjedhor! Pra ti prape ia fut kot!

Kete trillimin qesharak te komisionerit te PS-se, coje deri ne fund i shtrenjti im, qe te jesh i besueshem. Nxirr ndonje firme timen apo ndonje foto si komisioner, se ndryshe s’te beson njeri o Sali. Perqafime! Te pres me mall ne premieren time “Tri Motrat”, nga Anton Chekhov.

*Drejtor i Teatrit Kombëtar

Viewing all 1670 articles
Browse latest View live