Ka patur një përgjigje dhe kundërpërgjigje të dy kryeministrave të Shqipërisë dhe atij të Serbisë në Twitter pas dhënies së tre pikëve Shqipërisë.
Por në rrjetet sociale dhe disa portale opozitare thuhet që profili i Vuçiç është fals.
Nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë do të përbënte një incident diplomatik dhe Rama do të kishte komunikuar me një përdorues që hiqej si Vuçiç.
Por në fakt ai nuk është një profil fals.
Dyshimet e portaleve online nisen nga numri i ulët i ndjekësve që ka Vuçiç.
Por nëse shikoni në profilin e tij është një shenjë blu që Twitter e vendos për llogaritë e konfirmuara.