Festa ndërkombëtare e fëmijëve është festuar me aktivitete të shumta sot në Tiranë.
Mazhoranca qeverisëse ka qenë në pararojë të eventeve të ndryshme.
Ndërsa bashkia festonte te kodrat e liqenit, Saimir Tahri nuk ngeli më pas dhe iu dërgoi forcat speciale të policisë fëmijëve të shtruar në spitalin pediatrik në Tiranë, të cilët u varën nëpër mure si “Batman” dhe “Spiderman” për të surprizuar fëmijët.
Një gjë e tillë i ka bërë shumë përshtypje edhe gazetarit kritik me qeverinë Bledian Koka, i cili shkruan në FB:
Keqardhje!…
Na e kane neveritur aq shume nga ajo qe bejne saqe nga nuk thoja dot nje fjale te mire per surprizen tejet te gjetur te policise sot, me te cilen ata i dhuruan buzeqeshje femijeve te shtruar ne repartin e Pediatrise ne QSUT. Surpriza ishte aq origjinale dhe fantastike, saqe e kapa veten ne nje moment duke menduar, pale ku duan te dalin me kete!… Ne fakt ishte thjeshte nje surprize fantastike, e super-realizuar e vetem kaq, dhe per kete me erdhi keq sesi derexhuam deri ne kete pike ne raport me njeri tjetrin. Sikur te ishte qeverisur keto 3 vjet me te njejten menyre sesi u organizua surpriza tek Pediatria e QSUT-se, sot nuk do te ishim kaq shpresevrare, nuk do te ishim kaq hostile ndaj njeri tjetrit, e kaq te ndare ne “Ne” dhe “Ata”. Per kete fajin pak por e sigurte nuk e kemi “Ne” qe s’kemi asgje ne dore, pervec se deshiren e mire per ta pare kete vend mire, dhe lirine per te dalluar qarte te bardhen nga e zeza!… Surpriza per femijet e Pediatrise se QSUT-se ishte e vetmja gje per te cilen kjo qeverisje me ka bere te ndjehem mire!…”, shkruan nder te tjera Koka.