Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Video: ‘Le të flasim për vdekjen’, ja përse u përlot Zheji

$
0
0

Artur ZhejiBota e qytetëruar po mundohet të flasë gjithmonë e më shumë për një temë tabu, për vdekjen.

Duket se ky ka qenë synimi i emisionit “Opinion” të radhës.

Analisti Artur Zheji u shfaq i emocionuar në këtë emision.

I ftuar ndryshe nga herët e tjera për të folur për një temë sociale ai ka rrëfyer eksperiencën personale të humbjes së prindërve.

Teksa citonte fjalët që i ka thënë i ati para se të vdiste, Zheji është përlotur.

“Më ikën dy prindërit brenda 6 muajve… Është traumë e madhe. Nuk i kam harruar, por mund të them diçka, se koha shëron. Nuk bëhet fjalë për harresë, por për një pamundësi për të jetuar në çdo çasht me këtë humbje. Vetëm ata që kanë një jetë krejt të zbrazët nuk mund ta kalojnë dhimbjen e tejskajshme”, tha Zheji.

Më tej ai tregoi momente prekëse kur i ati i thoshte: “Mos ki frikë për mua, do shkoj në jetën e përtejme. Unë besoj shumë më tepër sepse babai im në asnjë moment nuk u lëkund. Atë siguri dhe qetësi që pati ai, ishte admirueshme… Më tha se do të lë vetëm në një botë shumë të keqe…”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles